E Shtunë, 31 Tetor 2026

Branka: Totenhemi do 40 milonë për Bejl

SHKRUAN: Jeton Selimi 31-01-2011 11:13

Drejtori i Interit, Marco Branka, ka zbuluar se Totenhami ka kërkuar më shumë se 40 milionë stërlina për shërbimet e Gareth Bejl. Ishte tabloidi “Guardian” që me anë të Tuiterit lëshoi lajmin bombastik se zikaltërit janë në gjendje të ofrojnë 40 milionë euro, një informatë që për shumë persona ishte një gënjeshtër, por në fakt është e kundërta. “Një ditë para se të dilte ky lajm, unë kam marrë një sms nga presidenti i Totenhemit, Daniel Levi, i cili më tha se shuma është më e vogël se sa klauzola e vërtetë e tij. Totenhem kërkon më shumë se 40 milonë stërlina për Bejl. Ai padyshim se është lojtar që na intereson dhe të cilin e monitorojmë, por çmimi nuk është i përshtatshëm për politikat e klubit tonë”, u shpreh Branka.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›