Hyka nuk i trembet konkurrencës: Besoj se do të luaj te Mainc
Jahmir Hyka kërkon të qëndrojë te Mainc 05 edhe në pjesën e mbetur të sezonit. Nëse vendimi për të vazhduar aventurën me kryesuesit e Bundesligës II do të ishte në dorë të mesfushorit 20-vjeçar, ai nuk ka asnjë dyshim. "Tashmë që ka kaluar gjysma e kampionatit mund të them se i njoh ‘rivalët‘ e mi në skuadër. Besoj se mund të luaj dhe të jap kontributin tim për Mainc", deklaroi fantazisti, që gjatë merkatos së verës firmosi kontratë 4-vjeçare me klubin gjerman, me vlerë 3.7 milionë euro. Të dielën Hyka u aktivizua në turneun "Lisher Hesën Cup 2009", në Frankfurt. Përveç Eintrahtit vendas dhe Maincit, të pranishme në këtë aktivitet ishin edhe Volfsburg, Kikers Ofenbah, FSV Frankfurt e SV Vehen Viesbaden. Skuadra e kuqeziut luajti në grupin A përballë Volfsburgut dhe FSV Frankfurt. Me këta të fundit, Mainci fitoi 4-2 takimin e parë, ku Hyka ishte autor i golit të dytë. Në takimin e dytë, Mainc humbi me penallti me Volfsburgun, e pavarësisht këtij rezultati u kualifikua në gjysmëfinale ku luajti dhe triumfoi me Eintraht Frankfurtin. Në finale ata humbën përballë Kikers Ofenbah dhe klubi i Ligës së tretë u shpall fitues i turneut dimëror.
Pas gjendjes së mirë fizike që tregoi në këtë aktivitet, Hyka shtoi: "Fillimisht isha i zhgënjyer për hapësirat e pakta që kisha në dispozicion. Këtu ndikoi edhe dëmtimi gjatë impenjimeve me Kombëtaren në Hungari. Tani e di se çfarë më pret dhe ndihem i gatshëm në aspektin fizik". Gjithsesi, "kleine Techniker" (tekniku i vogël) e ka të qartë se "është trajneri ai që vendos nëse unë do të luaj. Jam ende i ri dhe duhet të aktivizohem në mënyrë që të përmirësohem". Së fundmi, Sokol Haxhia, menaxheri i futbollistit ka biseduar me trajnerin e Maincit, Jorn Andersen, dhe menaxherin e klubit, Kristian Haidel: tema më e prekur ka qenë ajo e huazimit gjashtëmujor, në një tjetër skuadër në Gjermani. "Të shkoj për të luajtur gjysmë sezoni në një tjetër kampionat do të ishte e pakuptimtë", sqaroi Hyka. Përpara se të firmoste me Maincin, ai kërkohej edhe nga Fraiburg e Mynih 1860 në Bundesligën II, por këto klube nuk kishin financat e mjaftueshme për të siguruar shërbimet e mesfushorit. "Objektivi është të vazhdoj të luaj në këtë aktivitet (Ligën e dytë gjermane). Në ditët në vazhdim do të mësoj më shumë rreth së ardhmes time". Talenti shqiptar do të udhëtojë së bashku me skuadrën drejt kampit stërvitor në Spanjë, ndërkohë vendosmëria e tij për të qëndruar te Mainc është përshëndetur nga menaxheri Haidel. "Vendimi i takon Hykës dhe jo klubit. Për këtë arsye nuk po bisedojmë me asnjë skuadër për huazimin e tij. Lojtari ka deklaruar se dëshiron të qëndrojë, mendoj se kjo është sjellja e duhur. Ai do të jetë një alternativë më shumë për ne".