Tirana "rrëmben" Rrudhon e Patushin
Nën presionin e paraqitjeve jo të mira në gjysmën e parë të sezonit, Tirana nuk kërkon të humbasë kohë dhe ndërhyn fuqishëm në merkato. Marrja e sulmuesit Xhulian Rrudho dhe rikthimi i mesfushorit Sajmir Patushi, janë dy afrimet e rëndësishme të bardhebluve në ditët e para të merkatos së janarit. Lajmin e bënë të ditur dje vetë drejtuesit e ekipit bardheblu.
Sulmuesi nga Divjaka e Lushnjës, me një të kaluar te Kievo në Serinë A të kampionatit italian, pas prishjes së marrëveshjes verore me Partizanin, këta muaj është stërvitur me Fiorentinën në Itali. 21-vjeçari Rrudho, gjatë merkatos verore, u testua edhe me Lodz në Poloni. Rrudho është rritur si futbollist në Itali, ku ka luajtur me disa ekipe të njohura, përfshirë Ankonën e Kievon, madje ka luajtur edhe për disa minuta kundër Milanit. Sipas trajnerit Kola, "afrimi i një lojtari të ri të talentuar si Rrudho do t‘i vlejë Tiranës për të ardhmen". Ambicioz është shfaqur edhe vetë Rrudho në prononcimin e tij të parë si bardheblu, ku ka sfiduar menjëherë "gardën e vjetër" të sulmuesve aktualë të Tiranës. "Do të konkurroj për një vend titullari dhe shpresoj të shënoj sa më shumë gola, ka thënë dje sulmuesi i ri. Nuk kam ardhur i huazuar, por si lojtar i lirë. Jam i lumtur që jam këtu dhe shpresoj se nuk do të zhgënjej askënd".
Kontrata që do të lidhë Rrudhon me Tiranën është e vlefshme deri në fund të këtij sezoni. Duket se blerja e Rrudhos përkon me largimin e sulmuesit Daniel Xhafaj, i cili këto ditë po provohet te skuadra iraniane Estegal dhe është fare pranë largimit nga Tirana. Ndërkohë që në klub thonë se është me leje dhe pritet të kthehet nesër. Gjithsesi, burime të besueshme bëjnë të ditur se fati i Xhafajt me shumë mundësi do të vendoset nga 8-10 janari. Sajmir Patushi, i cili prej disa kohësh ka vendosur të rikthehet në futbollin e luajtur, edhe pse para më pak se një viti kishte deklaruar se do të hiqte dorë, nuk ka preferuar të prononcohet dje. Megjithatë rikthimi i tij citohet të jetë konkretizuar edhe me firmën në kontratë, detajet e së cilës do të bëhen të njohura në ditët e ardhshme.
Po dje është prezantuar në klubin bardheblu edhe zëvendëstrajneri i ri. Bëhet fjalë për një tjetër të rikthyer te bardheblutë, Mauro Bençivengan. Ai ka qenë zëvendës i trajnerit Leonardo Menekini, në sezonin 2005-2006, përgjatë 11 javëve të para të kampionatit. Të dy ata u shkarkuan pas javës së 11-të, pas barazimit 4:4 me Shkumbinin. Bençivenga është i datëlindjes janar 1952. Ai ka drejtuar të rinjtë e Romës që në kohën kur ishte Fëleri dhe Kapelo. Më pas, ka qenë ndihmës i Kapelos. Ai ka drejtuar dhe Frosinonen dhe së fundmi edhe Palestrinen. Është larguar nga kjo skuadër më 11 nëntorin e kaluar. Menjëherë pas prezantimit, ai theksoi se "rikthimi është diçka e bukur dhe shpresoj që këtë herë ta mbyll sezonin me titullin kampion. Më pëlqen Tirana dhe skuadra e saj këtu ka lojtarë cilësorë, që janë punëtorë dhe që duan të fitojnë".