Nje urim pushtetit te katert
Media dhe drejtësia mbetën pushtetet më të sulmuara nga politika edhe në prag dhe gjatë orëve të festës së ndërrimit të viteve. Ndërsa 2008-a shtynte orët e fundit, PD dhe PS votuan një ligj që e vë prokurorinë nën një kontroll më të rreptë të ekzekutivit. Eshtë një ligj në vazhdën e amendamenteve të Kushtetutës të miratuara në prill 2008 po nga PS-PD dhe që, edhe sipas një opinioni të bërë së fundi nga Komisioni i Venecias, "shënon një hap prapa", duke e bërë institucionin e prokurorisë "më pak të pavarur".
Ndërkaq, pushteti kish filluar paralel edhe një sulm ndaj medias. Dhe konkretisht ndaj gazetës "Tema". Por vetëm pak orë pasi në Kuvend qe miratuar ligji për prokurorinë, makina e drejtorit të "Temës", gazetarit Mero Baze, u hodh në erë. PS, që kish dhënë konsensusin për ligjin e prokurorisë, reagoi shumë vakët. Vetëm kreu i PS së Tiranës, Sokol Bare, u prononcua lakonikisht lidhur me këtë incident të rëndë, ndërkohë që Edi Rama nuk kish përtuar të vërdallosej ekraneve dhe të shfaqte mëshirë mbiligjore prej Zeusi, për një plakë të burgosur për kultivim kanabisi.
"Moderacioni" i partisë më të madhe të opozitës për sulmet dhe shantazhet ndaj medias e gazetarëve, shqetësojnë se mos kemi të bëjmë, në mos me një tjetër konsensus të fshehtë me Berishën, me një bashkëpëlqim për këtë "rregullim" nga pushteti të pushtetit të katërt.
***
Shumë analiza dhe opinione e lidhin miratimin me ngut të ligjit për prokurorinë (duke mos përfillur edhe ca shqetësime të shoqatës së prokurorëve), me thellimin e hetimeve për tragjedinë e Gërdecit, si dhe skandalet e rrugës së Rrëshen-Kalimashit, apo të atij të pastrimit të parave "Fazliç". Por ka fakte dhe pra, arsye të forta për të dyshuar, se një motiv të njëjtë ka edhe presioni i qeverisë mbi gazetën "Tema" dhe deri te hedhja në erë e automjetit të gazetarit Baze. Gazeta në fjalë dhe Baze, janë bërë nga denoncuesit më të ashpër të këtyre skandaleve korruptivo-mafioze të qeverisë. Dhe përgjithësisht, nuk ka asgjë të habitshme në korrelacionet e pushtetit berishist me tendencat për kapjen e prokurorisë, apo shantazhimin e medias. Ato kanë qenë dhe mbeten konstante të Sali Berishës dhe klanit të tij politik në këto 18 vjet të karrierës së tij politike.
Por ajo që habit dhe shqetëson është herë aderimi i lidershipit të PS në këto strategji (rasti i ligjit për prokurorinë) dhe pothuajse heshtja e tij ndaj agresionit që gjenerojnë këto strategji (rasti i gazetës "Tema"). Shqetësojnë sepse, me shumë gjasa, PS përgatitet për të ardhur në pushtet dhe qëndrimet që po mban, nuk premtojnë më shumë liri as për prokurorinë (pra edhe drejtësinë) dhe as për median. Liderët e PS mund të justifikohen duke thënë se ligji për prokurorinë "u korrigjua", se nuk është më aq i keq. Madje mund të rithonë edhe përrallën se Berisha ka ndryshuar, se ai nuk ka më ambicie ta kontrollojë prokurorinë, se ai nuk është i interesuar të pengojë hetimet e tragjedisë së Gërdecit apo skandaleve të tjera. Por duke bërë një gjë të tillë, liderët socialistë do t‘i binin ndesh gazetarit Mero Baze, që është një nga denoncuesit kryesorë të lidhjeve të dyshimta të familjarëve dhe ministrave të Kryeministrit me biznese të dyshimta, me rrënjë në këto skandale korruptive dhe pra, edhe të interesit të Kryeministrit për të bllokuar hetimin e këtyre skandaleve.
Liderët e partisë më të madhe të opozitës mund të orvaten të justifikohen, duke thënë se Baze nuk është i besueshëm ngaqë dikur, mund të ketë thënë dhe shkruar shumë gënjeshtra për llogari të Berishës. Por gënjeshtrat e djeshme të Bazes në favor të Berishës nuk janë një arsye për të shpërfillur akuzat e tij të sotme po kundër Berishës. Ndryshe duhet të pranojmë që me të vërtetë Berisha ka ndryshuar për mirë, ndërsa Baze për keq. Problemi është: përse liderët e PS shfaqen kaq shumë në krah të Berishës për të "reformuar" Kushtetutën, prokurorinë dhe shumë gjëra të tjera e thuajse aspak në krah të një gazete e gazetari të shantazhuar dhe sulmuar nga pushteti berishist?
Kemi frikë se duke nuhatur afrimin e pushtetit, në lidershipin e PS po e pëlqejnë gjithnjë e më shumë strategjinë autoritariste për një "rregullim" të prokurorisë nga qeveria (dhe kjo lidhet pa dyshim me korrupsionin brenda së majtës), si dhe e urrejnë gjithnjë e më pak sulmin që po i bëhet një gazete dhe një gazetari. Kemi frikë se ende në opozitë, lidershipi i Ramës ka nisur të gjykojë që sot nga pozitat e pushtetit të nesërm. Të një pushteti që, nga jo pak shenja që po shfaqen, do të vazhdojë në traditën e pushteteve politike të derisotme në Shqipëri pra, nuk do ta dojë dhe inkurajojë pavarësinë dhe lirinë e medias.
***
Opozitës nuk i falet që të "kundërshtojë" vakët dhe në mënyrën më lakonike të mundshme persekutimin e medias, shantazhimin e lirisë së fjalës edhe kur një gazetë apo gazetar, e ka përdorur dikur këtë fjalë abuzivisht kundër saj. E urrej pikëpamjen tënde, por do të mbroj me të gjitha forcat të drejtën që ke për ta shprehur atë. Kjo thënie lapidare e një iluministi duhet të ndriçojë politikën e një force politike vërtet të lidhur filozofikisht dhe shpirtërisht me lirinë e fjalës. Sepse, sado e urryer të jetë një parti apo lider, një media apo fjala e saj, duke u ngritur në mbrojtje të një medie që ia ka ngrënë shpirtin për vite me radhë me kritika, por qoftë edhe me shpifje, një parti apo lider ngrihet në mbrojtje të lirisë së fjalës, të lirisë dhe pavarësisë se medias, pa të cilat nuk mund të dalë në shesh e vërteta dhe bashkë me të edhe drejtësia.
Fjala e lirë duhet mbrojtur edhe kur ajo "të bie si një bombë", sepse çdo qëndrim tjetër të çon te "bomba" kundër fjalës së lirë. Qeverisjet e Berishës e kanë provuar dhe po e provojnë këtë. Ndërkaq, testimet e bëra nga institucione të specializuara si IDRA kanë treguar që shumica e opinionit publik mendon që media është ndër aktorët më aktivë në luftën kundër korrupsionit, ndërsa politika dhe politikanët janë pjesë e problemit të korrupsionit. Prandaj, të mos mbrosh me forcën dhe zellin e nevojshëm mediat dhe gazetarët që shantazhohen e persekutohen në forma nga më të ashprat e deri më të rafinuarat prej një pushteti të korruptuar, do të thotë të mos i bashkohesh luftës kundër korrupsionit.
Veprimet dhe qëndrimet e fundit të vitit, por akoma më shumë akuzat që i janë bërë Ramës nga gazetarë dhe opinionistë se po përdor "mjete të pandershme për të blerë gazetarë dhe pronarë mediash" na bëjnë të dyshojmë nëse lidershipi i "politikës së re" është vërtet i interesuar për lirinë e fjalës, të vërtetën dhe drejtësinë. Prandaj, meqë është zakon të urohet në fund viti për atë që shpresohet, por që gjithsesi është e pasigurt, urimi ynë për mediat në këtë Vit të Ri të ndërrimit të sigurt të pushtetit është: më shumë liri!