Hyn në fuqi marrëveshja e MSA, ja përfitimet

Sot, më 1 prill 2009 hyn në fuqi Marrëveshja e Stabilizim Asociimit, ndërkohë që shfuqizohet Marrëveshja e Përkohshme (INTERIM), e cila hyri në fuqi më 1 dhjetor 2006. Më 12 qershor 2006, në Luksemburg, u nënshkrua teksti i plotë i marrëveshjes për 135 nenet, 5 anekset dhe 6 protokollet e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit si dhe i Marrëveshjes së Përkohshme ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Europian për Tregtinë dhe Bashkëpunimin Tregtar.
Kuadri i përgjithshëm i Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit ka të bëjë me dialogun politik dhe bashkëpunimin rajonal, dispozitat tregtare lidhur me liberalizimin progresiv të këmbimeve deri në vendosjen e një zone tregtie të lirë midis palëve, liritë komunitare, dhe së fundi bashkëpunimi në fushat prioritare sidomos në fushën e drejtësisë dhe çështjeve të brendshme.
Lëvizja e lirë e mallrave
MSA parashikon vendosjen e një zone tregtie të lirë mes Komunitetit Evropian dhe Shqipërisë, që do të thotë se palët do të krijojnë një hapësirë të përbashkët ku mallrat, personat, shërbimet dhe kapitalet do të qarkullojnë lirshëm, pa barriera fizike dhe teknike.
Me hyrjen në fuqi te MSA nuk kërkohet vetëm respektimi i lirisë së qarkullimit të mallrave, por edhe respektimin e tre lirive të tjera, qarkullimin e personave, të shërbimeve dhe kapitaleve.
Bujqësia dhe Peshkimi
Ne vazhdim te Marëveshjes se Përkohshme detyrimet vazhdojnë edhe me hyrjen ne fuqi te MSA-se lidhur me shfuqizimet e të gjitha kufizimet sasiore dhe doganore dhe masat me efekt të njëjtë për to, për importet dhe eksportet nga Komuniteti dhe anasjelltas, të produkteve bujqësore dhe të peshkimit
E drejta e vendosjes dhe ofrimit të shërbimeve
Në parim, shoqëritë, filialet ose degët e shoqërive shqiptare apo komunitare gëzojnë një trajtim jo diskriminues menjëherë me hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit. Personat juridikë shqiptarë gëzojnë nga Marrëveshja e Stabilizim-Asocimit të drejta më të gjera sesa personat fizikë.
Siguria e mallrave
Qarkullimi i lirë i mallrave kërkon garantimin e sigurisë së produkteve të nxjerra në qarkullim.
Në kuadrin e MSA-së, Shteti duhet të përshtatë progresivisht legjislacionin teknik komunitar si dhe procedurat evropiane të rregullimit, të metrologjisë, të akreditimit, dhe të vlerësimit të përputhjes së produkteve të tregtuara me kërkesat thelbësore të shëndetit publik dhe të sigurisë së konsumatorit.
Mbrojtja e konsumatorit
Palët do të bashkëpunojnë për përafrimin e standardeve për mbrojtjen e konsumatorëve në Shqipëri me standardet komunitare.
Tatimet
Në fushën e tatimeve synohet marrja e masave për forcimin e reformave të mëtejshme në sistemin fiskal dhe në ristrukturimin e administratës së tatimeve me synimin që të sigurohet efikasitet në mbledhjen e taksave dhe në luftën kundër evazionit fiskal.
Konkurrenca
Detyrimet për këtë fushë, të cilat e kanë filluar efektin e tyre që me hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Përkohshme, janë krijimi i një autoriteti funksional e të pavarur për çështjet e konkurrencës dhe aplikimi i principeve të Komuniteti për ndërmarrjet publike.
Prokurimi Publik
Edhe për këtë fushë, detyrimet e kanë filluar efektin e tyre që me hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Përkohshme, konkretisht garantimi për kompanitë Komunitare të vendosura në Shqipëri, i të njëjtit akses për procedurat e dhënies së kontratave, si kompanive Shqiptare;si dhe garantimi për kompanitë Komunitare jo të vendosura në Shqipëri, të njëjtin trajtim, ne lidhje me kontratat publike.
Ndihma Shtetërore
Detyrimet për këtë fushë, të cilat e kanë filluar efektin e tyre që me hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Përkohshme, janë krijimi i një autoriteti të pavarur për Ndihmën Shtetërore, hartimi i inventarit për skemat e ndihmës; përafrimi i këtyre skemave me kriteret e Komunitetit për konkurrencën dhe raportimi vjetor mbi ndihmën shtetërore.
Pagesat dhe Lëvizja e kapitalit
Me hyrjen në fuqi të MSA-së, Shqipërisë i lind detyrimi qe çdo pagese apo transferte ne llogarinë rrjedhëse te bilancit te pagesave ndërmjet Komunitetit dhe Shqipërisë, te behet ne monedha te këmbyeshme lirshëm. Palet angazhohen te sigurojne lëvizjen e lire te kapitalit ne lidhje me investimet te drejperdrejta te kryera nga kompani te krijuara ne përputhje me legjislacionin e vendit prites dhe me investimet e kryera.
Shqipëria duhet te autorizoje blerjen e pronave te paluajtshme ne Shqiperi nga shtetasit e Vendeve Anëtare me përjashtim te kufizimeve te vendosura nga angazhimet e Shqipërisë nen marrëveshjen GATS.
Bashkëpunimi rajonal
Bashkëpunimi rajonal është një nga kapitujt më të rëndësishëm të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit dhe synon ta integrojë Shqipërinë sa më tepër në rajonin e Ballkanit dhe më gjerë. Ky është një proces që përfshin të gjitha fushat e bashkëpunimit, që nga ai politik e ekonomik, deri tek bashkëpunimi institucional, social e kulturor. Shqipëria duhet të zhvillojë bashkëpunimin rajonal me vendet që kanë nënshkruar Marrëveshje Stabilizim-Asociimi, vendet e tjera të Procesit të Stabilizim-Asociimit dhe vendet kandidate për anëtarësim në Bashkimin Europian. Nëpërmjet bashkëpunimit rajonal synohet të krijohet një zonë stabiliteti dhe zhvillimi ekonomik në rajonin e Ballkanit.
Përafrimi i legjislacionit
Përfshirja e legjislacionit të Bashkimit Evropian në korpusin ligjor të Shqipërisë dhe zbatimi i tij përbën nja nga detyrimet kryesore te kësaj marrëveshje. Marrëveshja e Stabilizim-Asocimit nuk e vendos Shqipërinë menjëherë përpara këtij detyrimi, por kërkon që Shqipëria të hedhë hapat e nevojshëm për tu përgatitur për përfshirjen e plotë dhe zbatimin e legjislacionit të Bashkimit Evropian. Në Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit përafrimi i legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Europian është parë i lidhur ngushtë me forcimin e strukturave të zbatimit të ligjit dhe aplikimin e rregullave për konkurrencën. Integrimi ekonomik i Shqipërisë në Komunitetin Europian e bën të domosdoshëm përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë europian. Shqipërisë i duhet të sigurojë që ligjet ekzistuese dhe ato që do të miratojë në të ardhmen ti përafrojë gradualisht me legjislacionin europian dhe të sigurojë që ato të zbatohen plotësisht.
Drejtësia, Liria dhe Siguria
Në këtë fushë të Marrëveshjes Shqipëria duhet të bashkëpunojë me Bashkimin Evropian për të forcuar institucionet e saj në të gjitha nivelet, por në veçanti ato institucione që kanë të bëjnë me zbatimin e ligjit dhe administrimin e drejtësisë. Bashkëpunimi ndërmjet Palëve synon fuqizimin, pavarësinë dhe efektshmërinë e funksionimit të sistemit gjyqësor dhe strukturave të tjera përgjegjëse për vendosjen dhe respektimin e shtetit ligjor. Bashkëpunimi në fushën e Drejtësisë, Lirisë dhe Sigurisë do të mbështetet në dy shtylla kryesore. Shtylla e parë lidhet me bashkëpunimin në fushën e lëvizjes së lirë të personave dhe parashikon një sërë dispozitash për vizat, azilin, migracionin, menaxhimin e kufirit dhe politika të tjera që kanë të bëjnë me lëvizjen e lirë të njerëzve. Shtylla e dytë lidhet me bashkëpunimin në luftën kundër fenomeneve të krimit të organizuar, terrorizmit, pastrimit të parave dhe drogave të paligjshme dhe parashikon dispozita sipas të cilave Shqipëria dhe Bashkimi Europian do të angazhojnë strukturat e tyre policore dhe gjyqësore në një luftë të përbashkët kundër fenomeneve të lartpërmendura.
Bashkëpunimi në fushën e lëvizjes së personave (Neni 80)
Që shqiptarët të mund të lëvizin lirisht, pa viza, në territorin e shteteve të Bashkimit Europian duhet që pikësëpari Shqipëria të arrijë disa standarde në lidhje me vizat, menaxhimin e kufirit, azilin, migracionin, parandalimin dhe kontrollin e imigrimit të paligjshëm, si dhe të nënshkruajë marrëveshje ripranimi me Bashkimin Europian. Deri tani me masat e marra nga qeveria janë plotësuar një sere angazhimesh ne fushat e lartpërmendura. Zbatimi i Marrëveshjes së Ripranim