E Diel, 1 Nëntor 2026

Hyn në fuqi marrëveshja për heqjen e vizave me Turqin

Tiranë, 9 shkurt, NOA- Qytetarët shqiptarë nuk
do të jenë më të detyruar për të marrë viza për të udhëtuar drejt Turqisë.
Ministria e Jashtme njoftoi dje se Marrëveshja me shkëmbim notash ndërmjet
Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës
së Turqisë për heqjen e vizave për shtetasit shqiptarë dhe turq, e nënshkruar
më 20 nëntor 2009, ka hyrë në fuqi në datën 27 janar këtij viti.

Sipas ministrisë së Jashtme pakti mes dy
vendeve parashikon që shtetasit të hyjnë në territoret respektive pa vizë dhe
pa pagesë. Afati i përcaktuar për qëndrim është 90 ditë deri në 180 ditë.

Për qytetarët që kërkojnë të rrinë në vendet
respektive jashtë këtyre afateve, ministria  bërë të ditur dhe procedurat që e
nevojshme. Kështu shtetasit që duan të aplikojnë për vizë afat gjatë duhet të
aplikojnë për vizë në përfaqësitë diplomatike.

Për përfaqësuesit e trupit diplomatik,
ministria saktëson se nuk është e nevojshme marrja e vizës.

Ndërkohë që drejtuesit e automateve të
transportit të rëndë mund të hyjnë në Shqipëri dhe Turqi, pasi të jenë pajisur
me vizë për këtë qëllim nga përfaqësitë diplomatike dhe konsullore.

Xh.q/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›