PS: Berisha të tregojë për persekutimin e mjekëve

Tiranë, 9 shkurt, NOA- Debati mbi krimet e
komunizmit ka rikthyer sërisht akuzat personale mes drejtuesve të politikës. Këtë
herë është Partia Socialiste ajo që akuzon kryeministrin Berisha për përfshirje
në dënimin e kundërshtarëve të regjimit komunist. Deputetja e PS-së, Ermonela
Felaj, në një deklaratë për shtyp u spreh se Kryeministri Berisha duhet të
tregojë për internimin e dy mjekëve gjatë kohës së diktaturës.
Felaj shprehu qëndrimin e PS për largimin nga
administrata publike të njerëzve që kan bashkëpunuar me komunizmin, por i
drejtoj pyetje publike dhe kryeministrit të vendit.
A nuk
është koha zoti Sali, që shqiptarët ta dinë të vërtetën e internimit të dy
mjekëve të pafajshëm, burrë e grua, që ju personalisht, si Sekretar i Partisë
së Enver Hoxhës, i persekutuat deri sa përfunduan në kamionin e Degës së
Brendshme me gjithë plaçkat e shtëpisë?!, u shpreh deputetja e PS.
xh.q/NOA