E Diel, 1 Nëntor 2026

Punëtori rreh pronarin, shpallet në kërkim

05/03/2005  Dëmtohet rëndë në kokë e në trup

ELBASAN - Ka përfunduar me dëmtime në pjesën e kokës dhe me hematoma në të gjithë trupin një 40-vjeçar, nga fshati Kuqan, pas një konflikti në punishten e tij më punëtorin.

Ngjarja ka noddhur rreth orës 16.00 të ditës së djeshme, kur 40- vjeçari Fatmir Asllani kishte patur një grindje me punëtorin e tij në punishten e duraluminëve. Grindja ka shkuar deri atje sa punëtori, emri i të cilit nuk bëhet i ditur nga policia, për shkak të hetimit, ka marrë një pjesë të duraluminit, duke e goditur disa herë në kokë.

Menjëherë i gjakosuri është transportuar nga një punëtor afër punishtes së tij në spital, ku edhe ka marrë ndihmën e parë mjekësore.

Sipas mjekut Behar Gjevori, pacienti ka marrë dëmtime të rënda në kokë, duke pësuar një krisje të kafkës.

Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim punëtorin, që ka goditur pronarin e tij.

Grindja ka ardhur për motive banale, sipas informacioneve paraprake, por kjo pritet të zbardhet me vazhdimin e hetimeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›