Hyn për të vjedhur, mbetet në korrent
Një person ka mbetur i vdekur nga korrenti në një kabinë elektrike, ku dyshohet se kishte hyrë për të vjedhur. Sipas policisë së kryeqytetit ngjarja ka ndodhur dy net më parë në afërsi të Rinasit. Burimet zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Tiranës rreth orës 18.30‘ të ditës së djeshme, specialistët e seksionit kundër krimeve ndaj jetës dhe shëndetit, morën njoftim se në rrugën e Rinasit, brenda një kabine elektrike gjendej i vdekur një shtetas. "Nga verifikimi rezultoi se shtetasi në fjalë ishte Bashkim B., 42 vjeç, banues në Bërxullë", deklaroi policia. Po sipas të njëjtave burimeve, nga veprimet e para hetimore, u ngritën dyshimet se ky person kishte hyrë në kabinën elektrike për të vjedhur kabllon elektrike dhe më pas ka gjetur vdekjen. Megjithatë, kjo pistë nuk është konfirmuar plotësisht. Sipas policisë, trupi i pajetë u dërgua në morgun e Tiranës, ku iu nënshtruar ekspertizës mjekoligjore, ndërkohë që materialet i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.