E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet shoferi, përplasi 50-vjeçarin

Një 23-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë, pasi është gjetur fajtor në një aksident, ku mbeti i vdekur një person, i cili ende nuk është identifikuar. Aksidenti ka ndodhur mesnatën e djeshme, ndërkohë që shërbimet e policisë kryeqytetase kanë nisur punën për identifikimin e viktimës. Burimet zyrtare të policisë thanë se shërbimet e policisë rrugore, dje rreth orës 24.00‘ kryen arrestimin në flagrancë të Ali Kodrës, 23 vjeç, banues në Tiranë. "Arrestimi i tij u bë, pasi në orën 21.30‘ në Rrugën e Kavajës, duke qarkulluar në drejtim të aksit rrugor Tiranë-Kombinat, me automjetin "Volkswagen", me targë TR7190N, ka aksidentuar për vdekje një këmbësor rreth moshës 50 vjeç, i paidentifikuar. Në vendin e ngjarjes u kryen veprimet hetimore dhe procedurale nga ekspertët e policisë rrugore, ndërsa materialet i kaluan prokurorisë për veprat penale të "shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "drejtim të automjetit në gjendje të dehur apo pa dëshmi".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›