E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hyn për tu larë, mbytet në lumë 8-vjeçari

Fier- Një fëmijë 8-vjeç është mbytur në ujin e lumit në fshatin e tij. Ngjarja ndodhi pak minuta më parë, në fshatin Mbrostar të rrethit të Fierit.

Sipas burimeve policore fëmija i mbytur është 8-vjeçari me iniciale E.S. “Fëmija ishte në shoqërinë e disa shokëve të tjerë dhe duke luajtur kanë menduar të freskohen në ujin e lumit që kalon në këtë fshat”- thonë burimet policore.

Sipas tyre, fëmija është zhytur në thellësi të lumit dhe nuk ka mundur dot të dalë. Ai është parë nga banorë të fshatit që kanë shkuar ta ndihmojnë, por ka qenë e kotë. Thuajse pa jetë ka mbërritur në spital, ndërkohë që mjekët kanë deklaruar se ai kishte mbërritur i vdekur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›