Hyn të lahet në det, mbytet punonjësi 25-vjeçar në Portin e Durrësit
DURRËS-Një punonjës i Portit të Durrësit është mbytur sot në mesditë tek porti i ri i peshkimit.
Policia bëri të ditur se u njoftua nga punonjës të tjerë të portit që i konfirmuan se një koleg i tyre u zhduk në det. Burime nga policia bënë të ditur se personi i mbytur është Millan Sinjari, 25 vjeç, punonjës i portit të ri të peshkimit. Nga të dhënat e para mësohet se i riu hyri të lahet në det, por nuk doli më prej andej.
Pas kërkimeve, polumbarët nxorrën trupin e pajetë të të riut, ndërsa policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave në të cilat ka ndodhur ngjarja.
(d.b/BalkanWeb)