E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çorape me qime për t’u mbrojtur nga përdhunimet

TIRANE - Tashmë femrat në të gjithë botën do të kenë një mundësi më shumë për tu mbrojtur nga përdhunimet. Ndoshta është vetëm një shaka, por fotografia e çorapeve me qime, që u publikua fillimisht në Kinë, tashmë po bën xhiron e botës në internet.

Këto çorapë kanë ngjallur reagime të shumta, ku bien në sy edhe ata që i konsiderojnë si çorape tepër seksi.

Në komentet e postuara në blogun kinez “Sina Weibo” duket se njerëzit i konsiderojnë tërësisht të panevojshme këto çorape, me argumentin se për të mbuluar këmbët, femrave u mjafton të veshin pantallona.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›