Arrestohet i dënuari me 10 vite burg për trafik klandestinësh
DURRËS - Vihet në pranga një i dënuar me 140 vite burg për “kalim të paligjshëm të kufirit”. Policia e Durrësit bënë të ditur se kanë mundur të arrestojnë Ismail Domin, 51 vjeç, lindur e banues në Durrës. Sipas njoftimit të uniformave blu mësohet se Domi është shpallur në kërkim vetëm 3 ditë më parë, pasi Gjykata e Korçës, me vendimin e datës 29.12.2009, e ka dënuar atë më 10 vite burg për veprën penale të “kalimit të paligjshëm të kufirit”. Procesi ndaj Domit ka nisur disa muaj më parë në qytetin e Korçës, në mungesë, pasi prokuroria e këtij qyteti kishte arritur të siguronte prova se ky persona kishte tentuar të kalonte në mënyrë të paligjshme kufirin në drejtim të shtetit grek. Ajo që bie në sy është fakti se vetëm 3 ditë pas vendimit të Gjykatës, ky i dënuar është vënë në pranga nga ana e Policisë së Durrësit.
Shqiptari i shpëton policisë greke, po trafikonte me gomarët 103 kg hashash
KONICË (Greqi) – Një shqiptar që po kalonte drejt vendit fqinjë një ngarkesë lënde narkotike me gomarët, ka arritur t’i shpëtojnë prangave të policisë greke. Në momentin që ka pikasur rojet kufitare, ka braktisur mallin dhe kafshën, duke arritur të zhduket në errësirë. Kjo histori është përcjellë në të gjitha mediat lokale në vendin fqinjë. Sipas tyre, rojet kufitare në fshatin Kalovrissi, pranë Konicës në Greqi, zbuluan drogën, por dështuan në përpjekjen e tyre për të kapur trafikantin e saj. Ngarkesa përmbante 103 kilogramë lëndë narkotike të llojit Cannabis Sattiva. Policia tha se shtetasi shqiptar kishte ngarkuar dy gomarët me hashash dhe kishte kaluar kufirin nga zona e gjelbër në përpjekje për ta kontrabanduar drogën në Greqi. Duke iu referuar mediave të vendit fqinjë, droga e ngarkuar në dy gomarët është konfiskuar por personi që kryente trafikun ka arritur të largohej pa u arrestuar nga policia. Ai mësohet se brenda pak minutave, pasi u diktua nga policinë, ka kaluar kufirin, duke hyrë në territorin shqiptar. Policia greke ka thënë se po zhvillon kërkime bashkë me palën shqiptare për identifikimin dhe arrestimin e trafikantit të lëndës narkotike.
21 Janar 2010