E Diel, 1 Nëntor 2026

Banka Botërore, 17 milion dollarë për shëndetësinë

Sektori i shëndetësisë në Shqipëri, do të përfitojë 17 milionë dollarë financim nga Banka Botërore gjatë dy viteve të ardhshme, u bë e ditur për shtyp gjatë një takimi të zhvilluar midis krerëve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Bankës Botërore (BB). Vetëm për qendrat shëndetësore Banka Botërore do të financojë një fond prej 2 milionë dollarësh. Financimi i BB, është një financim i madh që bëhet për Institutin e Sigurimeve Shëndetësore. 2 milionë dollarë do të investohen për pajisje mjekësore për 1500 ambulanca dhe për 6 qendra shëndetësore në të gjithë Shqipërinë si dhe për poliklinikat e Tiranës,  tha Saimir Kadiu, drejtor i shpërndarjes së buxhetit në Ministrinë e Shëndetësisë. Sipas tij, një pjesë e rëndësishme e financimit të BB do të përdoret për luftën kundër kancerit. Ndërkaq, pjesë e financimit do të jetë dhe eliminimi i mbetjeve spitalore. Mendohet që ky projekt të financojë 1.5 milionë dollarë për blerje mamografësh, në mënyrë që të bëhet depistimi dhe gjithë kontrolli i mundshëm në kuadër të luftës kundër kancerit, tha Kadiu, duke shtuar se një problem i madh janë dhe mbetjet spitalore dhe në këtë kuadër mendohet të blihen pajisjet e para për mbetjet spitalore me një fond prej 1.5 milionë dollarësh për 7 spitalet kryesore të vendit. Ndërkohë, sipas tij,  3.5 milion dollarë nga fondi i përgjithshëm do të vihen në dispozicion të sistemit të informacionit të ISKSH-së. Kadiu tha se fondet e Bankës Botërore do të jenë aktive brenda muajit prill të këtij viti.

Last Updated on Wednesday, 11 March 2009 19:28

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›