E Diel, 1 Nëntor 2026

Qytetarët tremben nga penalizimet, çdo ditë interesohen për kartat

Për ritmin e ngadaltë të procesit për pajisjen e qytetarëve me karta identiteti, po ndikojnë një sërë faktorësh, për të cilët përgjegjëse është qeveria. Së pari, ky proces ka mundesh mjetesh teknike për përballimin e numrit të aplikuesve. Duke filluar nga mungesa e sportele të nevojshme në qendrat e aplikimit dhe pajisjes, numri i kufizuar i kuponëve dhe mungesa e punonjësve të shërbimit. Ndërkaq, ajo që po e zvarrit procesin e pajisjes së shtetasve me kartat e identitetit, është prodhimi i pakët dhe tejet i ngadaltë i firmës, e cila i ka marrë përsipër letërnjoftimet e reja. Po bëhen gati dy muaj që kur kam aplikuar, megjithatë nuk e kam marrë letërnjoftimin e ri elektronik. Nuk e kuptoj se pse nevojitet kaq kohë për të prodhuar një kartë. Me këtë ritëm, as për dy vite nuk mund të pajisen të gjithë shtetasit që nuk kanë pasaportë. Meqenëse nuk kam pasaportë, vij disa herë në javë me kupon në dorë, sepse sipas sanksioneve të qeverisë, i bie që edhe ndihmën ekonomike nuk e marr dot pas datës 15 prill, u shpreh i shqetësuar qytetari Hysen Doda. Së dyti, çmimi i lartë për tu pajisur me këto dokumente, një pjesë e konsiderueshme e shoqërisë, edhe pse janë ndërgjegjësuar për vlerën e kartave elektronike, nuk i kanë mundësitë financiare për të aplikuar. Sepse një familje, e cila trajtohet me ndihmë ekonomike dhe mesatarisht përbëhet nga 5 anëtarë, shuma që i duhet për të aplikuar, i kalon të ardhurat mujore të saj. Ndërsa rimburësimi për këto shtresa, është tejet i ngatërruar me proceduar burokratike, sa që e bën të pamundur realizimin e tij. Kështu që, për ta bërë sa më real këtë poçes, për disa kategori në nevoje, qeveria duhej të bënte rimbursim 100 % dhe të lehtësuar nga proceduarat. Megjithatë, kufizimi i prodhimit të kartave të identitetit me problemet teknike që paraqesin, duket se do të jetë arsyeja më e fortë, e cila do ta cenojë realizimin e këtij procesi. Me qëllim ose jo, procesi i pajisjes me kartat e identitetit po zvarritet dhe çdo qytetarë e ka të lehtë ta parashohë se deri më 28 qershor, nuk mund të pajisen as gjysma e shtetasve mbi 18 vjeç.  

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›