E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beja, përgënjeshtron shkurtimin e 13 mijë mësuesve

Shkurtimi i 13 mijë mësuesve u përgënjeshtrua dje nga Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Fatos Beja. Asnjë arsimtar nuk do të largohet nga puna, theksoi Beja, pas publikimit disa ditë më parë të një deklarate për largimin e 3 mijë arsimtareve, të bërë nga Sindikata e Arsimit të Shqipërisë. Duke e konsideruar publikimin e udhëzimit nga sindikata e arsimit të intsrumentalizuar dhe jo në funksion të së vërtetës, Beja, pohoi se nuk ka asnjë vendim që do të largojë arsimtarët me kontratë me një afat të caktuar. Sipas ministrit i vetmi vendim i Këshillit të Ministrave ka qenë për të gjithë mësuesit e sistemit parauniversitar që kanë qenë në listën e pritjes me kontrata nga 15 shtatori 31 dhjetori. Për këta mësues do të përcaktohen orët në bazë të nevojave që mund të kenë shkollat e sistemit parauniversitar. Të gjithë arsimtarët që kanë qenë pjesë e sistemit me emërime definitive kanë qenë, janë dhe nuk kanë lidhje fare me këtë dukuri. Nuk është marrë asnjë vendim për tu larguar, nuk është larguar asnjë arsimtar, pohoi ai.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›