Perplasje per KQZ-ne. PS kerkon ndryshime PD kunder

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të funksionojë mbi bazat e një rregulloreje të brendshme, pasi kështu rikthehet besimi mes palëve. Gjatë seancës parlamentare të së enjtes, deputeti i PS-së Damian Gjiknuri ka kërkuar që të ketë konsensus dhe respekt në KQZ.
“Kur Ristanit i teket, e fut në renditje, e miraton dhe nuk ka nevojë për votat e opozitës. Kjo është arsyeja e vetme që anëtarët tanë nuk janë aty, megjithëse duhet të ishin. Duhet të ishin për të bërë zgjedhje të ndershme, por nuk mund të ratifikojnë vendime të njëanshme politike dhe nuk përfillen fare. Ne nuk mund të lejojmë Ristanokracinë të kthehet njësoj si Salokracia, njësoj siç operon në administratën publike doni të operoni edhe në KQZ. KQZ është gangrena e krizës. KQZ meriton adresimin më serioz të këtij kuvendi pasi aty është burimi i krizës dhe ka mundësi që të jetë edhe receta e sigurt edhe për krizën e zgjedhjeve të ardhshme” tha Gjiknuri.
Po në seancë përfaqësues të Partisë Demokratike e cilësuan si jo etike sjelljen e anëtarevë të Komisionit Qendor të Zgjedhjeve të cilët braktisin mbledhjet dhe vendimarrjen.
“KQZ ka një rol të rëndësishëm për organizimin e zgjedhjeve, por ky rol duhet të ketë mbështetjen dhe rolin aktiv të forcave politike dhe se forcat politike duhet të demostrojnë aktivisht vullnetin e plotë politik për realizimin e zgjedhjeve më të mira që ka pasur ky vend pas vitit ‘90” tha deputeti Viktor Gumi.
Seanca plenare ka pasur si rend ditë miratimin disa marrëveshjeve për financimin e projekteve të ndryshme. Zgjedhjet vendore dhe kandidatët për kreun e Tiranës ishin pjesë e diskutimeve nga deputetët.
Florian Papadhimitri