E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakti detar Spahiu Greqia te respektoje sovranitetin

Shqiperia eshte shtet sovran dhe Greqia si vend anëtar i BE te respektoje sovranitetin dhe parimet e se drejtes nderkombetare,ne ceshtjen e përcaktimit te kufirit detar. Kjo ishte deklarata e nenkryatrit te Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu, gjate nje takimi me studente te Fakultetei Ekonomik ne Universitetin e Tiranës.

“Ne kërkojmë që Greqia si një vend anëtar i Bashkimit Europian të respektojë sovranitetin e shtetit shqiptar dhe të drejtën ndërkombëtare dhe të mos lejohen deklarata të cilat cënojnë rendin juridik dhe shtetin ligjor. Çdo lloj marrëveshje që do të bëhet mes Shqipërisë dhe shtetit grek duhet të bëhet duke respektuar të drejtën ndërkombëtare, parimin e shtetit ligjor, rekomandimet e gjykatës kushtetuese dhe një procedurë ku respektohet pavarësia dhe kompetencat e organeve kushtetuese” tha Spahiu.

Nënkryetari i KLD-se, Spahiu, kërkoi ndryshimin e ligjit te gjendjes civile dhe e konsideroi antishqiptare qëllimet per te konsideruar Shqiperine si shtete multietnik.

“Në Shqipëri, 20 mijë qytetarë shqiptarë të cilët figurojnë me kombësi greke të ndryshuar përfitojnë pension mbi 300 euro. 20 mijë është numri i shtetasve të cilët janë mbi 65 vjeç” tha Spahiu.

Gjykata Kushtetuese e konsideroi marrëveshjen detare me Greqine si antikushtetuese, ndersa pritet qe te marre ne shqyrtim edhe ligjin e gjendjes civile qe parashikon vetedeklarimin vullnetar te kombesise. Spahiu tha se mbi 20 mije shqiptare te moshes 65- vjeç kane ndryshuar kombesise nga shqiptare ne greke, per te përfituar pension.

Denada Shkodrani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›