E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hyseni: Kosova pas 5 vitesh, anëtare e OKB-së

Udhëheqësit e institucioneve kosovare presin që brenda pesë viteve të ardhshme Kosova të bëhet anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, shkruante dje shtypi kosovar. Këtë synim fillimisht e kishte zyrtarizuar ministri i Jashtëm, Skënder Hyseni, i cili një javë më parë, në një intervistë për median e Prishtinës kishte thënë se "pas pesë vitesh Kosova do të jetë anëtare e OKB-së". Ndërkohë, zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi thotë se anëtarësimi në OKB nuk do të varet vetëm nga kosovarët, por edhe nga zhvillimet ndërkombëtare, "në veçanti nga zhvillimet mes anëtarëve të Këshillit të Sigurimit". Pavarësia e Kosovës është njohur deri tani nga 62 vende anëtare të OKB-së dhe kohët e fundit shteti i ri është anëtarësuar në Bankën Botërore dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar, dy institucionet më të fuqishme financiare të botës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›