"State of play"
Cal McAffrey është gazetar i "Washington Globe". Reporteri i shkollës së vjetër, Cal, dëshiron të prekë nga afër vendngjarjen. Ai shkon vetë te lajmi, investigon, ngre pyetje në emër të së vërtetës dhe të një historie të mirë. Stephen Collins ka qenë një shok i tij i universitetit. Karriera e tij ka vazhduar duke u bërë deputet i Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në krye të një komisioni për sigurinë kombëtare. Kur Sonia Baker, asistentja, njëkohësisht edhe e dashura e Collins, vdes në rrethana misterioze në një incident të dyshimtë, McAffrey nis një seri hetimesh private, së bashku me Della Frye, një reportere e re e "Washington Globe". Por ai që në fillim duket si një skandal me sfond seksual, që përfshin politikanin e ri, në thelb është më shumë se kaq. Collins, në krye të komisionit, është duke hetuar një shoqëri private amerikane që ka regjistruar përfitime të larta falë luftës ndaj terrorizmit në Afganistan dhe Irak. Miliona dollarë janë vënë në rrezik nga politikani i ri dhe ambicioz. Dhe kur Collins i kërkon ndihmë mikut të tij të vjetër, McAffrey nis të interesohet për këtë histori, për të cilën ai nis të punojë bashkë me kolegen e tij të re. Ky është vetëm fillimi i një thrilleri pasional. "State of play" është një thriller politik, i cili vjen nën regjinë e Kevin Macdonald, regjisor i filmit interesant "Mbreti i fundit i Skocisë". Subjekti i filmit, i cili është marrë nga një serial televiziv anglez mjaft i suksesshëm, e sposton veprimin e filmit në kryeqendrën e pushtetit në Washington DC. Intriga politike, interesa ekonomike, roli i informacionit janë edhe përbërësit e këtij thrilleri pasionant e tepër interesant. Macdonald konfirmon në këtë mënyrë edhe aftësitë e tij të shkëlqyera nëpërmjet një regjie dinamike dhe një analize të kujdesshme të psikologjisë së personazheve, si dhe nëpërmjet zhvillimit të dyfishtë të historisë nga intrigat politike tek interesat ekonomike. Cal McAffrey është një gazetar i vjetër, të cilit i pëlqen "të ngjyejë duart me bojë". Ai është gjithnjë në kërkim të lajmit nëpërmjet njohjeve dhe informatorëve të tij. Ai i kundërvihet Della Frye, gazetare uebi, që transmeton lajmet shpejt dhe që nuk është më i nënvlerësuar prej mjeteve gazetareske. Thelbësore është figura e gazetarisë mes tradicionales dhe modernes. Fundi nuk është më kërkimi i së vërtetës, por i skandalit, një prirje që i shtyn më tepër lexuesit të blejnë gazeta. Ndër të tjera, ka edhe një tjetër analizë të veçantë në marrëdhënien mes gazetarisë dhe forcave të rendit, ku shpesh rruga e të dyjave kryqëzohet duke sjellë edhe pasoja të pakëndshme. Është e vështirë të vendoset kufiri i hollë, se deri ku i lejohet një gazetari të hyjë për t‘u informuar mbi lajmin e vet, duke e mbajtur gjithçka të fshehur ndaj policisë. Russel Crowe është ylli i kastit të aktorëve "State of play". Protagonisti është veshur nën petkun e Cal, gazetarit të vendosur, i cili kërkon lajmin me çdo kusht, gjithnjë duke respektuar protagonistët e lajmeve të tij "bombë". Njësoj shfaqet edhe Ben Affleck, i cili vesh kostumin e politikanit. Fytyra e tij ka vetëm një shprehi, gjë që shfaq më tej aftësitë e tij si aktor. E mirë ka qenë edhe zgjedhja e aktorëve të tjerë të kastit: Jason Bateman në rolin e specialistit të Marrëdhënieve me Publikun, me një pamje pak të qartë, që duket bindës; Rachel McAdams, e cila merret me uebin, e vendosur të përftojë prej leksioneve të Cal, që duket se e vuan afërsinë me një yll si Crowe, edhe pse ofron momente pozitive në film; joshëse shfaqet edhe Robin Wright Penn. Aktorja transmeton të gjithë dhimbjen dhe dinjitetin e hedhur poshtë të një bashkëshorteje të tradhtuar nga politikani, rol i cili të kujton shumë Hillary Clinton gjatë skandalit "Lewinsky". "State of play" është një thriller që respekton linjat e kësaj gjinie, me një strukturë solide rrëfyese. "State of play" të bën të kalosh dy orë të këndshme para ekranit të madh.
"Hotel for dogs", një komedi kushtuar qenve
"Hotel for dogs" është një film komedi që rrëfen historinë e dy të rinjve dhe çfarë ndodh me ta kur gjejnë një vend të braktisur dhe zgjedhin ta transformojnë fshehtazi në një hotel për nëntë qen rrugësh. Komedia amerikane, e cila vjen nën drejtimin e regjisorit Thor Freudenthal, interpretohet prej aktorëve: Emma Roberts, Jake T. Austin, Kevin Dillon, Don Cheadle. Skenari i filmit është ndërtuar mbi librin "Dogs" të Lois Duncan, të shkruar në vitin 1971. Kastit të aktorëve të rinj i është shtuar edhe aktorja e njohur e serialit tepër të suksesshëm televiziv, "Friends". Xhirimet e filmit kanë nisur në fund të 2007-ës dhe Kudrow interpreton në rolin e nënës birësuese të njërit prej protagonistëve, Emma Roberts, mbesa e aktores së mirënjohur amerikane, Julia Roberts. Johnny Simmons interpreton në rolin e të fejuarit të Roberts.
"State of play"
Viti: 2009
Gjinia: thriller
Regjia: Kevin Macdonald
Skenari: Matthew Michael Carnahan, Tony Gilroy, Billy Ray
Fotografia: Rodrigo Prieto
Muzika: Alex Heffes
Aktorët: Russell Crowe, Ben Affleck, Rachel McAdams, Robin Wright Penn, Helen Mirren, Jeff Daniels, Jason Bateman, Maria Thayer, Michael Berresse, Harry Lennix, Michael Jace, LaDell Preston, Brennan Brown