E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hyseni: Libia do votojë kundër nismës serbe

 

NJU JORK- Libia nuk do të përkrahë nismën serbe në Asamblenë e Përgjithshme. Kur kanë mbetur 6 ditë nga votimi i nismës serbe për ti kërkuar Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë legjitimitetin për pavarësinë e Kosovës, Libia garanton se do votojë kundër nismës serbe. Ambasadori i Libisë në OKB, Giadalla Ettalhi, informoi ministrin e Jashtëm të Kosovës, Skënder Hysenin për vendimin e qeverisë së tij.

Ndër të tjera ambasadori i Libisë u shpreh se vendi i tij po ndjek në vazhdimësi të gjitha zhvillimet në Kosovë. Ai inkurajoi institucionet e Kosovës që të vijojnë të punojnë dhe siguroi se Libia në kohën e duhur do të ketë një vendim sa i takon njohjes së pavarësisë së Kosovës.
Gjatë qëndrimit në Nju Jork, Hyseni zhvilloi një takim dhe me Ambasadorin Frank Ëisner si dhe mbati një ligjëratë në Harriman Institute të Columbia University.

(s.g/BalkanWeb)



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›