Kermabon: Ndarja e Kosovës është jashte çdo diskutimi
PRISHTINE- Bashkimi Europian është kundër ndarjes së Kosovës. Këtë herë konfirmimi vjen nga shefi i Misionit të Bashkimit Europian për policinë dhe drejtësinë, Yves de Kermabon. Në një intervistë për "Zërin e Amerikës", i pytur të komentojë deklaratën e presidentit serb rreth ndarjes së mundshme të Kosovës, nëse dështojnë të gjitha opsionet të tjera, De Kermabon u shpreh se nuk dëshiron të gjykojë deklaratën e presidentit Tadic, por theksoi se qëndrimi i Bashkimit Europian është se “ndarja e Kosovës është jashte çdo diskutimi”
“Sa i përket qëndrimit të Bashkimit Evropian, mendoj se ndarja është jashte cdo diskutimi. Kjo është përsëritur shpesh nga zoti Solana dhe anëtarët e Bashkimit Europian. EULEX-i duhet të shtrihet në tërë Kosovën dhe nuk mund t'i bëj vlerësime kësaj ideje të presidentit Tadic”, tha Kermabon për "Zërin e Amerikës".
(s.g/BalkanWeb)