E Diel, 1 Nëntor 2026

Prishtinë, SHBA 1.1 mln USD pajisje për inspektim në dogana

 

PRISHTINE- Qeveria amerikane i dhuroi Republikës së Kosovës pajisje për inspektim, që do të përdoren në Shërbimin Doganor. Në një ceremoni në Zyrën Qendrore të Doganave në Prishtinë, ambasadorja amerikane, Tina Kaidanoë dhuroi pajisjen për inspektim, dy aparate statike dhe një të lëvizshme, automjet me rreze rëntgen për qeverinë e Republikës së Kosovës.
Vlera e donacionit është mbi 1,1 milion dollarë. Në ceremoni ishin të pranishëm ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ahmet Shala, ministri i Punëve të Brendshme, Zenun Pajaziti.

(s.g/BalkanWeb) 



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›