E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes nga overdoza, u mbajt 3 orë në urgjencë

Tiranë Policia identifikon viktimën si Klodi nga Kombinati

Prej tri ditësh i vdekur, policia ka mundur të identifikojë jo plotësisht një endacak, që mendohet se vdiq nga overdoza. Megjithatë, policia ka dyshime se ai ka vdekur edhe nga neglizhenca e mjekëve. Sipas të dhënave policore, ditën e martë është gjetur në Rrugën e Elbasanit një person që ishte në gjendje të rëndë. Ai është dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak, ndërkohë që nuk dihej se kush ishte. Por për tri orë personi pa ndjenja dhe në gjendje të rëndë është mbajtur në urgjencë dhe nuk është dërguar në reanimacion, duke iu dhënë ndihmë vetëm për frymëmarrjen. Ndërkaq, pas tri orësh ai është dërguar në reanimacion, ku ka ndërruar jetë. Menjëherë mjekët i kanë plotësuar kartelën dhe e kanë nisur për ekzaminim pranë Mjekësisë Ligjore. Trupi i pajetë është ekzaminuar nga ekspertët dhe ka rezultuar se vdekja e tij ka ardhur nga overdoza me heroinë. Sipas të dhënave policore, deri tani ai është identifikuar pjesërisht, pasi njihej si Klodi nga Kombinati, rreth 35 vjeç. Policia tha se familjarët e tij nuk janë paraqitur për interesim dhe kështu që trupi i pajetë mbetet në morg.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›