E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish-presidenti Katzav paditet për përdhunim

Tel Aviv-Ish-presidenti i Izraelit Mosheé Katzav është paditur zyrtarisht nga drejtësia izraelite për sot për përdhunim dhe ngacmim seksual. Katzav, që u detyrua të jepte dorëheqjen për arsye të fakteve për të cilat kritikohej, njoftoi një zëdhënëse e Ministrisë së Drejtësisë. "Katzav është paditur veçanërisht për përdhunim, akte të padenja dhe ngacmim seksual", i saktësoi ajo AFP-së.

Moshe Katzav, 63 vjeç, baba i pesë fëmijëve, dha dorëheqjen nga funksionet e tij si president i shtetit hebre në qershor 2007, pasi u pezullua që në janar 2007 me kërkesën e tij, për arsye të akuzave për përdhunim dhe ngacmim seksual.Ai i kishte mohuar të gjitha këto akuza.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›