Spanjë, 60 të plagosur nga protestat studentore
Barcelonë-Rreth 60 persona, 24 prej të cilëve studentë dhe 32 policë kanë mbetur të plagosur në Spanjë nga përplasjet mes policisë dhe studentëve, bënë të ditur sot shërbimet shëndetësore. Studentët protestojnë kundër projektreformës evropiane për universitetet. Përplasjet e para filluan dje në mëngjes kur policia kishte nxjerrë nga Universiteti i Barcelonës studentët që ndodheshin aty prej disa muajsh. Pesë policë u plagosën dhe 19 studentë u arrestuan.
Gjatë manifestimit ku ishin mbledhur rreth 2 500 deri në 5 000 persona pati përplasje mes forcave të policisë dhe studentëve. Sindikata e studentëve katalanas SEPC kritikoi brutalitetin e policisë rajonale dhe denoncoi rritjen e presionit kundër studentëve.
Dje në mbrëmje, drejtori i përgjithshëm i policisë rajonale, Rafael Olmos mbrojti forcat e sigurisë duke denoncuar qëndrimin e dhunshëm të studentëve. Qindra studentë kishin zënë ambientet e fakultetit që më 20 nëntor për të protestuar kundër një projektreforme evropiane e njohur me emrin "plani i Bolonjës", në emër të deklaratës së nënshkruar në qytetin italian nga 30 vende evropiane më 19 qershor 1999.