Gjermani, masakër në një shkollë, 16 të vdekur

16 persona kanë humbur jetën të mërkurën si pasojë e të shtënave me armë në qytetin e vogel gjerman, Winnenden, rreth 20 km në verilindje të shtutgartit, ka bërë të ditur zëdhënësja policisë Renate Roesch. Nga kjo tragjedi të paktën 5 të tejrë janë plagosur, informoi me tej zyrtarja e policisë. Viktimat u vranë më arme zjarri dhe të shtënat zgjatën për rreth dy minuta, në shkollën e mesme të Winnenden. Ngjarja ndodhu rreth orës 9:30 të paradites së të mërkurës në një kohë kur në shkollë ndodheshin rreth 1000 nxënës. Policia raportoi se ka vrarë personin përgjegjës të tragjedisë dhe behet fjalë për një të ri rreth 19 vjeç, ish nxënës i kolegjit. Ai eshte qëlluar nga policia në qender të qytetit ndërsa përpiqej të arratisej dhe të largohej nga vendi i ngjarjes. Autori i këtij sulmi mbante veshur një uniformë ushtarake. Sipas autoriteteve ai ishte armatosur rëndë dhe banorët e qytetit janë traumatizuar nga frika se mos ngjarja vijonte me të tjera vrasje. Në të kaluarën sistemi h sigurisë në shkollat gjermane ka qenë një ndër çështjet më të diskutuara. Në nëntor të 2006-ës, një ish nxënës shkolle, 18 vjeçar i pajisur me lwnde eksplozive, I ndezi ato në mes të një shkolle në perëndim të Gjermanise dhe, më pas vrau edhe veten. Mediat dhe burimet zyrtare njoftuan të mërkurën se nje person i armatosur, i veshur me uniformë ushtarake, hyri në ambientet e një shkollë në Winennden, në afërsi të Shtutgarit në Gjermani duke hapur zjarr ndaj të rinjve. Pasi hapi zjarr furishëm, autori i vrasjes u largua nga shkolla dhe iu drejtua qendrës së qytetit.