E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sejdiu pret shefin e OSBE-së në Kosovë

Prishtinë -Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, ka zhvilluar një takim me ambasadorin e OSBE-së në Prishtinë, Almhofer ku e ka informuar për ecurinë e bisedimeve që po i zhvillon me partitë politike të vendit për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale të vitit 2009, si dhe e falënderoi atë për mbështetjen që OSBE-ja iu ka dhënë proceseve të përgjithshme në Kosovë.

Gjithashtu, Presidenti Sejdiu i bëri thirrje ambasadorit Almhofer që OSBE-ja të mbështesë dhe të vëzhgojë procesin zgjedhor i cili për herë të parë do të organizohet nga institucionet e Republikës së Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›