E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedonishtja nuk do të mësohet nga klasa e parë

Sipas Ademit, futja e maqedonishtes në klasat e para nuk është vendim i Qeverisë, por për vendim të cilin e ka marrë vetë ministri i Arsimit, Nikolla Todorov.

Zëvendëskryeministri Ademi thotë se ministri Todorov ka bërë shkelje pasi për vendimin do të duhej të konsultohej me Byronë e Arsimit dhe të gjithë aktorët e tjerë të kësaj fushe. BDI paralajmëron se do të kërkojë përgjegjësi për vendimin e ministrit Todorov.

I pyetur sesi kanë lejuar që ministri të merrte një vendim të tillë, zëvendëskryeministri Ademi përgjigjet: "Nuk ka kaluar në Qeveri, ky është konkluzion në atë kohë që të rishikohet, të shikohet mundësia edhe pastaj kur OSBE u paraqit me iniciativën e tyre për strategji kjo duheshe të bllokohet dhe ne kemi konkluzion që kjo të bllokohet dhe nuk është e vërtetë që ka vendim Qeveria se ky vendim nuk kalon në Qeveri. Këtu ka ndoshta shkelje edhe në vetë Ministri të Arsimit sepse kjo do të duhet të bëhet nga byroja".                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›