Shkodër, uji mbetet edhe në 4964 ha tokë dhe 486 shtëpi
Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Brendshme, sipas të cilës situata në zonat e prekura nga përmbytja në Qarkun e Shkodrës po shkon drejt normalizimit. “Aktualisht në të gjitha akset rrugore drejt komunave dhe fshatrave qarkullimi kryhet normalisht nga të gjitha llojet e automjeteve, duke përjashtuar aksin rrugor për në Velipojë tek Ura e Gjo Lulit ku mund të kalohet vetëm me mjete të rënda”, thuhet në njoftim. Sipas të njëjtave burime, specialistët dhe punonjësit e Drejtorisë Rajonale të Shëndetit Publik vijojnë edhe sot dezinfektimin e sistemit të ujësjellës kanalizimeve. Deri më tani, kanë mbetur të evakuar 1643 persona, nga më shumë se 5 mijë të tillë që kishin lënë shtëpitë e tyre dy javë më parë. Strukturat e Forcave të Armatosura të Komunës Velipojë dhe Bordit të Kullimit po punojnë për riparimin dhe mbushjen me çakull e gurë të rrugës për në argjinaturën e Çasit.Po kështu këto struktura vijojnë edhe sot punën për riparimin dhe mbushjen e argjinaturës së Dajçit në Samrisht, Daragjat, Shirq dhe Marinaj. Të dhëna mbi numrin e personave të mbetur në evakuim, sipërfaqen e tokës dhe numrin e shtëpive të përmbytura.