Kuzhe i zhgënjyer: Të gjithë jemi fajtorë
“Mbase Suedia e meritoi fitoren, por jo në këtë mënyrë – tha Kuzhe në prononcimin për mediat menjëherë pas përfundimit të takimit -. Ata fituan shumë lehtë përballë nesh. Pësuam shumë shpejt folin e parë dhe kjo na zhgënjeu. Megjithatë, u përpoqëm ta marrim veten. Goli i dytë ishte një gabim fatal, kurse i treti na dëmtoi shumë”.
Kjo ishte ndeshja e parë jashtë “Qemal Stafës” për Kuzhen dhe ai nuk ngurron të marrë përsipër përgjegjësitë për humbjen e djeshme. “Të gjithë jemi fajtorë, por faji më i madh është imi. Taktikisht luajtëm mirë dhe në fushë nuk ishim vendosur keq. Donim të bënim një ndeshje të hapur, por rezultati 3-0 që në pjesën e parë ishte shumë i rëndë”, sqaroi trajneri kroat.
Pas pësimit të tre golave që në 45-minutat e para, numri një i pankinës kuqezi tha se u përpoq ta mbante ekipin të organizuar, në mënyrë që të mos çoroditej. “Pas shënimit të golit të parë, u përpoqëm të shënonim edhe të dytin, por duhet të pranojmë se Suedia ka një ekip shumë të mirë, me lojtarë që dinë si ta zgjidhin ndeshjen”, shtoi ai.
Por kroati e gjen një justifikim, që sipas tij janë mungesat në mbrojtje. Kuzhe nënvizoi se mungesat e Agollit dhe Vangjelit, së bashku me dëmtimin e Haxhit pak minuta pas fillimit të ndeshjes, bënë që skuadra të improvizonte: “U munduam të luajmë mirë në mbrojtje, por ishte shumë e vështirë. Megjithatë, ky ishte një mësim i mirë për mua dhe për skuadrën dhe në të ardhmën duhet të përmirësohemi”, theksoi Josip Kuzhe.
Në fund të prononcimit të tij, kroati flet edhe për të ardhmen e tij, pasi në shtypin kroat përflitet se ai mund të jetë pasardhës i Biliç në krye të pankinës së Kroacisë. Por Kuzhe mohon kategorikisht këto zëra dhe shprehet i kënaqur për rinovimin e kontratës me Shqipërinë deri në fund të eliminatoreve të “Euro 2012”.
“Jam i lumtur që do të drejtoj këtë Kombëtare edhe për eliminatoret e kampionatit europian. Kemi shumë punë përpara, asgjë nuk është e vërtetë mbi ato që shkruhen në lidhje me kombëtaren kroate”, saktësoi Kuzhe.