Hyseni në OKB: Serbia mos ndërhyjë më tek ne

Nju Jork, 23 janar, NOA Ministri i Jashtëm,
Skënder Hyseni, gjatë raportimit të mbrëmshëm në mbledhjen e posaçme për
Kosovën të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, kërkoi publikisht që
Serbia të mos ndërhyjë më në punën e institucioneve të Kosovës. Në fjalën e
tij, ai nënvizoi se Kosova ka vazhduar me ndërtimin e institucioneve dhe se
është e zonja tia dalë vetë, pa ndërhyrjen e serbëve.
Ndërkaq, kreu i UNMIK-ut Lamberto Zannier në
raportin e tremujorit për zhvillimet në Kosovë, theksoi se në këtë vend gjendja
paraqitet e qetë, por e brishtë dhe veçanërisht në veri ka tensione.
Nga ana tjetër gjatë fjalës së tij presidenti
serb Boris Tadiç paralajmëroi prej pasojave të asaj që e quajti zgjidhje finale
për veriun e Kosovës që ka si qëllim të zbatojë me forcë planin Ahtisaari për
të gjithë territorin.
Në raportin e fundit të
lëshuar nga Seketari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkara, thuhet se ndërkohë
që tensionet kanë rënë dukshëm në veri të vendit, ende vazhdojnë të ndodhin
incidente në Mitrovicën veriore, që është një shkak për tu shqetësuar.
n.e/NOA