E Shtunë, 31 Tetor 2026

Terrorizmi, arrestohen 120 anëtarë të Al Kaidës në Turqi

Ankara, 22 Janar NOA - Një goditje e fortë e
policisë turke kundër organizatës terroriste Al Kaida pasi ka arrestuar 120
persona që besohet të jenë përfshirë në organizatën Al Kaida e kryesuar nga
Osama bin Laden,.

Operacioni u zhvillua mëngjesin e sotëm në mënyrë
të njëkohshme në 16 qytete në të gjithë vendin, - tha zëdhënësi i policisë së
Ankarasë.

Në këtë operacion, i cili sipas policisë është ende në vazhdim, u sekuestruan
armë dhe municione të ndryshme, si dhe dokumente të shumta.

Arrestime më të mëdha në numër janë bërë në  Stamboll, Malatya, Mersin, Sanliurfa dhe
Gaziantep, ku midis të arrestuarve dyshohet se është kapur dhe një nga
eksponentët kryesorë të kësaj organizate, që vepronte në Turqi.

Të  martën
e kaluar, në një operacion të ngjashëm të zhvilluar në qytete të ndryshme të vendit,
policia ka mundur të kapë 13 persona duke përfshirë edhe  Serdal Erbas (emri i  koduar Ebu Zer), që konsiderohet
"truri" i Al-Kaidës në Turqi.

a.k/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›