E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hyseni:Nuk do të lejojmë rrezikimin e Kosovës

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Skender Hyseni deklaroi pas seancës së Këshillit të Sigurimit të OKB- se Prishtina hedhë poshte planin gjashtëpikësh.Ai nënvizoi se Prishtina e hedhë planin gjashtë pikësh të sekretarit të përgjithshëm Ban Ki Mun dhe i bën me dije të gjitha palëve se nuk do të pranojë dhe tolerojë çfarëdo lloj aksioni që e rrezikon integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës. "Do të bashkëpunojmë ngushtë me forcat ndërkombëtare në Kosovën multietnike dhe demokratike, dhe e kemi thënë qartë se nuk do të lejojmë asnjë lloj aksioni që rrezikon sovranitetin dhe integritetin e Kosovës", deklaroi shefi i diplomacisë kosovare. Ai tha se procesi i pavarësisë së Kosovës nuk mund të anulohet dhe se shpreson se vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për ligjshmërinë e pavarësisë nuk do të ndikojë në vendet e ndryshme për njohjen e Kosovës dhe përparimin e saj. "Misioni evropian është krijuar për të vëzhguar implementimin e planit të Ahtisarit, sidomos në planin e respektimit të të drejtave të pakicave", theksoi Skender Hyseni

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›