E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmet terroriste trondisin Indinë

Persona të armatosur kanë hapur zjarr në 16 zona të ndryshme të qytetit indian të Mumbait duke shkaktuar dhjetëra të vdekur dhe shumë herë më tepër të plagosur. Bilanci bëhet edhe më tragjik pas konfirmimit të lajmit se gati 100 persona mbahen pengje në dy hotele luksoze dhe një spital të qytetit. Ende nuk janë të qarta shkaqet e sulmit, por duket se në qendër të tij kanë qenë të huajt dhe zonat që frekuentoheshin nga ata. Me anë të një komunikate zyrtare qeveria vendase bëri të ditur se zyrtarisht bilanci i sulmeve terroriste është 78 persona të vdekur, dhe mbi 200 të tjerë të plagosur. Nga ana tjetër, sipas agjencisë AFP sulmet terroriste që tronditen Mumbain janë vepër e grupit 'Deccan Hujahedeen', i cili ka pranuar përgjegjësinë. Ngjarja e rëndë që ka tronditur jo vetëm Indinë, ka ngjallur reagimin e menjehërshëm të Shteteve të Bashkuar, Britanisë së Madhe dhe Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Zëdhënësi i DASH-it, Robert Wood ka deklaruar se SHBA po e vëzhgojnë situatën me kujdes. Ndërsa kreu i Pallatit të Qelqtë, Ban Ki Moon dënoi ashpër sulmet e tipit terrorist dhe tha se "asnjë kauzë nuk e justifikon dhunën".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›