India,Ki-Moon:Dhuna e papranueshme

Sekretari i përgjithshem i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon ka dënuar shpërthimin e dhunës në Indi. "Kjo dhunë është e papranueshme. Nuk ka asnjë kauzë që të justifikojë sulmet kundër popullit civil", tha ai. "Ata që i kanë përgatitur këto sulme duhet të dalin para drejtësisë menjëherë", shtoi Ki-Moon. Sekretari i përgjithshëm ka ngushëlluar familjet e viktimave që deri në këto momente kanë shkuar në 101 të vdekur dhe 185 të plagosur. "Ngushellimet më të thella familjeve të viktimave dhe të plagosureve. Shpreh solidaritetin në emër të OKB-së për qeverinë e Indisë", tha Ki-Moon.