E Shtunë, 31 Tetor 2026

KS,miratoi planin gjashtë pikësh

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi raportin dhe planin gjashtëpikësh të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Mun për rikonfigurimin e UNMIK-ut dhe vendosjen e misionit evropian Euleks në Kosovë. Ambasadorët e vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit mbështetën planin e sekretarit të përgjithshëm Ban Ki Mun. Ambasadorja amerikane në OKB, Rozmari Di Karko deklaroi se Uashington përshëndet rikonfigurimin e misionit civil në Kosovë dhe shpërndarjen e Euleksit në tërë territorin e Kosovës. "Kërkojmë nga qeveritë e Kosovës dhe Serbisë që të mundësojnë që Euleks të shtrihet pa vonesa në tërë territorin e Kosovës. SHBA tërheqin nevojën për respektimin e integritetit territorial dhe sovranitetit të Kosovës dhe se pavarësia e Kosovës është proces i pakthyeshëm", deklaroi Di Karlo. Sipas saj, marrëdhëniet midis komuniteteve janë sfidat kryesore për qeveritarët në Kosovë, ndërs siç tha ajo gjasat për shpërthimin e përleshjeve janë shumë të vogla. Di Karlo ka inkurajuar liderët kosovarë që të zbatojnë planin e Ahtisarit dhe të ndërtojnë një shoqëri multietnike duke premtuar bashkëpunimin e Uashingtonit me Prishtinën në këtë drejtim. Zëvendësambasadori rus në OKB, Igo Sçerbak tha se nuk përjashton mundësinë që Prishtina të sabotojë planin e sekretarit Mun prej gjashtë pikave

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›