E Diel, 1 Nëntor 2026

Izrael, akuza ndaj Kryeministrit Olmert

Prokurori i Përgjithshëm izraelit deklaroi se po shqyrtonte mundësinë e ngritjes së disa akuzave kundër kryeministrit në detyrë Ehud Olmert, në lidhje me dyshimet për korrupsion, evasion fiscal dhe mitmarrje, shkaqe që e detyruan atë të jepte dorëheqjen. Olmert do të qëndrojë në detyrë deri në formimin e qeverisë së re pas zgjedhjeve të 10 shkurtit, por ngritja e akuzave mund ta detyrojë atë të largohet para kësaj date. Ky njoftim erdhi pas vizitës së Olmert në Uashington, ku ende shpresonte për një marrëveshje të minutës së fundit për paqen mes izraelitëve dhe palestinezëve. Në një deklaratë të Ministrisë së Drejtësisë thuhej se prokurori i Përgjithshëm i Izraelit, Menachem Mazuz i kishte deklaruar Olmertit se po shqyrtoheshje situata dhe vlerësoheshin faktet që ai ka paraqitur disa herë faturat e shpenzimeve për udhëtimet, kur mbante detyra të tjera më parë."Mazuz po shqyrton mundësinë për ngritjen e akuzave, përsa i përket dyshimeve mbi shkeljet që mund të jenë kryer në lidhje me çështjen 'Rishon Tours' ", thuhej në deklaratën e Ministrisë së Drejtësisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›