E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hysi: DASH kondirmoi denoncimet e opozitës

Trafiqet Socialistët përshëndesin raportin e Uashingtonit

Faktet e publikuara nga raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit për sa i përket trafikimit të qenieve njerëzore përveç realitetit në vend kanë konfirmuar edhe denoncimet periodike të opozitës socialiste. Në një deklaratë të posaçme për shtyp, nënkryetarja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Vasilika Hysi, i ka bërë thirrje qeverisë që të pranojë situatën në vend dhe të marrë masa për përmirësimin e saj. Një peshë e rëndë bie me këtë rast, mbi ministrin e Brendshëm, Lulëzim Basha, dikasteri i të cilit citohet në raportin e DASH se “nuk përmbush as standardet minimale për eliminimin e trafikimit...se korrupsioni i kudogjendur përbën një nga pengesat kryesore në parandalimin dhe luftimin e trafikimit”. Në këtë kuadër ajo ka kërkuar nga qeveria marrjen e masave konkrete parandaluese, si dhe masa për mbrojtjen e viktimave të trafikimit; dy premisa për të korrigjuar diçka nga përmbajtja e një raporti që komprometon sukseset e bëra publike nga agjencitë qeveritare.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›