E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyhet afati i koncesioneve

Ndërtimi

Autoriteti Kontraktor, me vendimin e ri, në bazë të një vlerësimi, mund të japë një afat deri në 12 muaj për kontratat e ndërtimit të hidrocentraleve me koncesion me kapacitet deri 5 MW, deri në 18 muaj, kurse për kontratat e ndërtimit të hidrocentraleve me koncesion me kapacitet nga 5 deri 20 MW dhe deri në 24 muaj për kontratat e ndërtimit të hidrocentraleve me koncesion mbi 20 MW, për marrje lejeje dhe përgatitje projekti. Të gjitha shoqëritë koncesionare, të cilat deri në hyrjen në fuqi të këtij vendimi nuk e kanë parashikuar afatin e nevojshëm të marrjes së këtyre lejeve në kontratat koncesionare përkatëse, kanë të drejtë ta shtyjnë afatin sipas përcaktimeve të paragrafit të mësipërm, nga data e hyrjes në fuqi të kontratës. Shtyrja e afatit të pasqyrohet, për çdo rast, në kontratat shtesë të palëve në koncesion. Ministri përgjegjës i miraton këto kontrata, të cilat hyjnë në fuqi me firmosjen e saj nga palët, thuhet në vendim.

#

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›