Cuci Berisha te ndale sulmin ndaj buxhetit te qeverive vendore socialiste
Drejtori Ekzekutiv i Shoqates per Autonomine Vendore Bredar Cuci i ka bere thirrje kryeministrit Sali Berisha te ndale sulmet ndaj kompetencave financiare te qeverive vendore socialiste. Shqetesimi i Autonomise Vendore ka qene i kahershem por eshte injoruar nga qeveria. Ky shqetesim i vendoreve eshte paraqitur si verejtje ne raportin e Keshillit te Perhershem te OSBE-se nga ambasadori Robert Bosh. Sipas Cucit ky vleresim i OSBE-se eshte nje tjeter note negative per qeverine Berisha pasi demton shpresat e perpjekjet e shqiptareve ne rrugen drejt integrimit ne Bashkimin Europian. Shoqata per Autonomi Vendore ka konstatuar se diskriminimi i bashkive dhe komunave te drejtuara nga Partia Socialiste u perfshi edhe ne ndryshimet e fundit te buxhetit te shtetit per vitin 2010 i cili mandatoi qe rreth 30 e transfertes per pushtetin vendor te jepet ne formen e grantit te kushtezuar. Shoqata per Autonomi Vendore e cila perfaqeson me shume se 100 bashki dhe komuna te drejtuara nga opozita i ben thirrje edhe nje here qeverise Berisha qe ti lexoje me vemendje raportet e organizmave nderkombetare por mbi te gjitha tu vere veshin shqetesimeve te qytetareve dhe tu jape fund sulmeve te paligjshme dhe tinezare ndaj qeverive vendore dhe sherbimeve per qytetaret qe jetojne ne njesite qe ato administrojne. Gjithashtu Shoqata per Autonomine Vendore i kerkon qeverise se kryeministrit Sali Berisha qe te heqe dore njehere e pergjithmone nga cenimi i autonomise se pushtetit vendor e sanksionuar nga Kushtetuta e vendit dhe Karta Europiane per Veteqeverisjen Vendore - u shpreh drejtori Ekzekutiv Cuci.
12 Shtator 2010