Van Persie befasohet nga forma

Robin van Persie ka bërë të ditur se është i befasuar me veten pas formës së jashtëzakonshme në shënimin e golave për Arsenalin.
Ylli holandez ka marrë përgjegjësinë e të qenit futbollisti kryesor i Arsenalit pas largimeve të dyshes Cesc Fabregas dhe Samir Nasri dhe ka realizuar 31 gola në Premierligë gjatë këtij viti kalendarik.
“Tani ndihem si një numër 9 i vërtetë. Mendoj si një sulmues. Nganjëherë befasohem nga vetja. Gjërat janë duke shkuar shumë mirë por në të njëjtën kohë do të mundohem të qëndrojë i qetë” tha Van Persie.