Olldashi: Ne rritëm rrogat dhe pensionet
Sokol Olldashi mbron punën katërvjeçare të qeverisë "Berisha". Rritja e pagave dhe pensioneve është thembra e Akilit për Partinë Demokratike gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 28 qershorit. Kandidati i Partisë Demokratike për Qarkun e Fierit, Sokol Olldashi, që gjithashtu kryeson listën e demokratëve në këtë qark, zhvilloi një takim me të rinjtë e Komunës Cakran të Lushnjës, të cilët u anëtarësuan në Partinë Demokratike.
"Nuk ka aktivitet më të mirë sesa anëtarësimi i njerëzve në Partinë Demokratike, shtimi i radhëve të kësaj partie, zgjerimi i saj me njerëz të rinj që sjellin frymë të re, që kanë kontribute për të dhënë dhe që të gjithë së bashku të konfirmojmë mandatin e dytë të Partisë Demokratike më 28 qershor", u shpreh Olldashi. Gjatë takimit me të rinjtë e Cakranit, të anëtarësuar rishtazi në PD, Olldashi tha se Shqipëria gjatë qeverisjes së mazhorancës së djathtë ka bërë ndryshime thelbësore në të gjitha fushat e zhvillimit ekonomik të një vendi. "Në këto 4 vite, Shqipëria ka ndryshuar në çdo drejtim. Kemi ndërtuar një infrastrukturë moderne, kemi luftuar korrupsionin, kemi ndërtuar shkolla, kemi stimuluar shkollimin e të rinjve, kemi rritur pagat dhe pensionet", u shpreh Olldashi.