Topi kërkon në Maqedoni zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit
Presidenti Ivanov thekson se kjo marrëveshje është prioritet i qeverisë
Eljona Ballhysa
Në ditën e parë të vizitës zyrtare në Maqedoni, Presidenti i Republikës, Bamir Topi, gjatë takimit me homologun e tij, Ivanov, ka kërkuar zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit për përfaqësimin e komunitetit shqiptar në institucionet vendimmarrëse maqedonase. Ndërsa Presidenti i Maqedonisë është shprehur se zbatimi i kësaj marrëveshjeje është prioritet i qeverisë së Maqedonisë, se ai në kabinetin e tij ka të punësuar tre shqiptarë dhe do të shohë mundësinë e rritjes së përfaqësimit. Të dy presidentët, gjatë fjalës së tyre për median, kanë vlerësuar marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve dhe mbështetjen e ndërsjellë si për procesin e integrimit në BE, ashtu dhe për anëtarësimin në NATO.
Marrëveshja
“Unë rishpreha edhe njëherë te presidenti Ivanov vëmendjen për realizimin e kornizës së realizimit të Marrëveshjes së Ohrit në vitin 2001, e cila është realizuar me vullnetin e të gjitha partive politike në Maqedoni, gjë që do të kontribuonte në ekuivalencën e plotë të të gjitha të drejtave që ka çdo njeri dhe çdo qytetar i Republikës së Maqedonisë, që do të kontribuonte gjithashtu në ruajtjen e stabilitetit dhe të marrëdhënieve që ekzistojnë mes të gjithë faktorëve njerëzore në Republikën e Maqedonisë. Unë jam i bindur që të gjithë faktorët duhet të kontribuojnë për këtë çështje për të qenë të gjithë seriozë në zbatimin e kësaj marrëveshjeje, e cila pati edhe bekimin e ndërkombëtarëve”, - është shprehur presidenti shqiptar Bamir Topi, ndërsa ka marrë garancinë e homologut të tij për zbatimin e kësaj marrëveshjeje.
“Vlerat e Marrëveshjes së Ohrit ne i mbrojmë gjithmonë dhe mendojmë se ato duhet të jenë pjesë e përgjithshme e rajonit ballkanik. Përsa i përket zbatimit të kësaj marrëveshjeje, ai është paritet institucional dhe është në vazhdim e sipër; ndërsa përsa i përket kabinetit tim, kam tre të punësuar shqiptarë, por kjo nuk do të thotë se ky numër nuk do të ndryshojë në të ardhmen”, - është shprehur presidenti maqedonas, Ivanov. I pyetur për respektimin e minoritetit maqedonas në Shqipëri, përsa i përket arsimimit të tyre, vlerave kulturore etj., presidenti Topi u shpreh se Shqipëria ka marrë vlerësimet maksimale nga Këshilli i Europës në drejtim të respektimit të të drejtave të minoriteteve në Shqipëri. “Po përgjigjem me ato çka thotë Këshilli i Europës, i cili në mënyrë të vazhdueshme monitoron situatën e minoriteteve në vendet tona. Është tregues shumë domethënës për trajtim sipas standardeve ku Këshilli i Europës jep vlerësime maksimale për çështjen e trajtimit të minoriteteve në Shqipëri. Besoj se kjo është e mjaftueshme”, - është shprehur kreu i shtetit shqiptar.
Bashkëpunimi
Të dy presidentët, në fjalën e tyre e kanë cilësuar të shkëlqyer bashkimin në fushën politike midis dy vendeve. Presidenti Topi theksoi se Shqipëria do të vazhdojë të mbështesë anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, ndërsa presidenti Ivanov tha se Maqedonia do të mbështesë liberalizimin e vizave dhe integrimin e Shqipërisë në BE.
“Theksoj që bashkëpunimi duhet të vazhdojë dhe në integrimin e dy vendeve tona në Bashkimin Europian dhe në integrimin e të gjitha vendeve që do ta përforcojnë stabilitetin tonë. Ne për të gjitha hapat që bën Shqipëria në këtë drejtim, megjithëse na mbeti një kujtesë të hidhur nga Samiti i Bukureshtit, ku ne nuk arritëm që të marrim ftesën për anëtarësimin në NATO, e megjithatë ne i gëzohemi faktit që Shqipëria arriti që të anëtarësohet në NATO dhe në këtë mënyrë të japë një shembull në drejtim të stabilitetit dhe bashkëpunimit në rajon”, - është shprehur presidenti Ivanov. “Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe dëshiron që edhe Maqedonia ta realizojë këtë ëndërr sa më shpejt të jetë e mundur. Maqedonia është në një stad më të avancuar përsa i përket integrimit në Bashkimin Europian, por edhe Shqipëria është duke ecur me konsekuencë drejt realizimit të integrimit në Bashkimin Europian”, - është shprehur presidenti Topi. Të dy presidentët kanë biseduar edhe për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve, rritjen e lobimit për ndërtimin e Korridorit 8, si dhe ndërtimin e një hekurudhe që lidh dy shtetet fqinje. “Kemi diskutuar edhe për çështje të karakterit ekonomik, i cili është jetik për standardet e mirëqenies së dy popujve të dy vendeve tona. Kemi diskutuar për Korridorin 8, i cili pa dyshim kërkon edhe një lobing të rëndësishëm në Bruksel. Diskutuam për nevojën e fillimit të punimeve për hekurudhën, që ka qenë në vëmendjen e qeverive të dy vendeve tona, si dhe diskutuam për çështjen e sistemit energjetik, për marrëdhëniet e interkonjeksionit për të pasur një sistem energjetik integral në të gjithë rajonin, për marrëveshjet në fushën e bujqësisë”, - ka bërë të ditur presidenti shqiptar në fund të fjalës së tij.
Kosova, një realitet i ri gjeopolitik në rajonin e Ballkanit
Gjatë fjalës së tij, presidenti Topi ka vënë theksin në domosdoshmërinë e lëvizjes së lirë edhe për qytetarët e Kosovës. Ai e ka cilësuar shtetin e ri të Kosovës si një realitet të ri gjeopolitik në rajonin e Ballkanit dhe ka përmendur takimin e presidentëve që do të organizohet në muajin qershor nga presidenti Sejdiu. “Ne kemi marrë një ftesë nga presidenti Sejdiu për të ripërsëritur takimin e Vlorës. Këtë do ta realizojmë në fund të qershorit në Prizren dhe ky është një shembull mjaft elokuent i marrëdhënieve shumë të mira që ekzistojnë mes vendeve tona në një realitet të ri gjeopolitik, i cili do t’i shërbejë stabilitetit rajonal dhe popujve tanë. Ne s’duhet të rrëshqasim në situata paradoksale kur vendet tona e kanë zgjidhur çështjen e lëvizjes së lirë të njerëzve midis tyre, kur Shqipëria e Maqedonia e kanë zgjidhur, Shqipëria e Mali i Zi po ashtu, Shqipëria me Kosovën dhe, Kosova me Maqedoninë e Malin e Zi e kanë zgjidhur. Unë nuk po flas këtu për interesin e Shqipërisë, sepse sikurse thashë, ne shumë shpejt do të liberalizojmë lëvizjen e lirë të njerëzve; këtë e them edhe për popullin e Kosovës, i cili nuk mund të privohet nga lëvizja e lirë. Kam besim se Europa, Brukseli, do të bëjë të mundur që popujt e rajonit të Ballkanit Perëndimor të kenë fatin të lëvizin të gjithë të lirë në një kohë sa më të afërt, sepse çdo ditë vendet tona po japin sinjale shumë të forta të komunikimit e të bashkëpunimit, të një qetësie rajonale. Sigurisht, ne gëzohemi për lëvizjen e lirë të fqinjëve tanë, qoftë edhe të popullit serb, por dëshirojmë që e njëjta gjë të ndodhë edhe për popullin e Kosovës”, - është shprehur kreu i shtetit shqiptar.
Presidenti Topi takon kryeministrin e Maqedonisë, Nikola Gruevski
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, gjatë vizitës së tij në Maqedoni, u prit në një takim të veçantë edhe nga kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Nikola Gruevski.
Gjatë takimit, kreu i shtetit shqiptar vlerësoi nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve mes dy vendeve tona, duke theksuar vullnetin dhe angazhimin e Shqipërisë për thellimin e mëtejshëm të tyre në fusha me interes të ndërsjellë. Presidenti Topi, duke vlerësuar marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë me Maqedoninë, u shpreh se rritja e bashkëpunimit dy dhe shumëpalësh mes të gjitha vendeve të rajonit do të jetë rruga e duhur për zgjidhjen e problemeve dhe garantimin e një stabiliteti dhe zhvillimi të qëndrueshëm rajonal, si dhe për realizimin e synimeve të përbashkëta strategjike për të qenë pjesë dinjitoze e NATO-s dhe e familjes europiane. Kreu i shtetit shqiptar e siguroi kryeministrin Gruevski se angazhimi i vendit tonë do të jetë maksimal për një rajon të stabilizuar dhe të sigurt. Në vijim të bisedës, Presidenti i Republikës vuri në dukje nismat e projektet ekonomike të bashkëpunimit, në veçanti daljet e korridoreve infrastrukturore për në Europë dhe në Lindje, duke theksuar se “në kuadër të lehtësimit të qarkullimit, hapja e vendkalimeve të reja të përbashkëta kufitare e doganore ndërmjet dy vendeve tona do të ndikojnë në nivelin e mirëbesimit mes dy popujve, do të sigurojnë lirinë e lëvizjes së rregullt, si dhe do të krijojnë lidhje edhe më të ngushta, jo vetëm politike, por dhe ekonomike, kulturore etj.”. Duke vënë në pah praninë dhe rëndësinë e madhe të faktorit politik shqiptar në Maqedoni, presidenti Topi vlerësoi diplomacinë ndërparlamentare, si një fushë shumë të rëndësishme bashkëpunimi, veçanërisht në kuadër të shkëmbimeve të ndërsjella të eksperiencës, sa i përket përafrimit të legjislacionit me atë të BE-së në kuadër të prioritetit të përbashkët, të integrimit europian.
Nga ana e tij, kryeministri Gruevski shprehu kënaqësinë për këtë takim me Presidentin Topi duke theksuar se kjo vizitë i shërben forcimit të marrëdhënieve shumë të mira mes Maqedonisë dhe Shqipërisë.
15 Prill 2010