“Nuk flitet për sigurinë e Izraelit, por atë të botës”
26/10/2009 Kryeministri izraelit flet për përhapjen bërthamore dhe zgjidhjen me dy shtete
Sipas dikujt që e njeh mirë Benjamin Netanjahun, Kryeministri izraelit e sheh rrezikun nga Irani në mënyrë të zymtë: ai e sheh si misionin e tij për mbrojtjen e popullit hebre nga një Holokaust i dytë. Ashtu si shumë izraelitë, ai është shumë i zemëruar nga një raport i OKB-së i mbikëqyrur prej gjykatësit afrikano-jugor Richard Goldstone, i cili akuzon Izraelin për krime lufte gjatë pushtimit prej tij të Gazës në fillim të këtij viti.
Çfarë menduat kur doli raporti Goldstone?
Mendoja se kishte limite për hipokrizinë, por me sa duket gabohesha. I ashtuquajturi komision i të drejtave të njeriut akuzon Izraelin, i cili u vetëmbrojt në mënyrë të ligjshme nga Hamasi për krime lufte. Dhe pa shikoni, Hamasi vetë nuk kreu as edhe një krim lufte. Ai kreu katër. Në fillim ata bënë thirrje për shkatërrimin e Izraelit, gjë që sipas aktit themelues të Kombeve të Bashkuara konsiderohet një krim lufte, nxitje për genocid; së dyti, ata goditën qëllimisht kundër civilëve; së treti, ata u fshehën prapa civilëve të pafajshëm; dhe së katërti, ata kanë mbajtur ushtarin tonë Gilad Shalit për tre vjet me radhë pa lejuar Kryqin e Kuq që ta vizitojë. Dhe në fund të ditës, kush akuzohet për sjellje kriminale?
Njerëzit këtu duket se mendojnë që raporti është shumë i padrejtë, por ka nga ata që kanë bërë thirrje për hetim të brendshëm.
Ne po e konsiderojmë këtë jo për shkak të raportit Goldstone, por për shkak të nevojave tona të brendshme. Mënyra më e mirë për të larguar këtë çështje nga përditshmëria është të thuash të vërtetën, sepse Izraeli po vetëmbrohej me mjete të drejta kundër një sulmi të padrejtë.
A u habitët nga fakti që vende si Britania dhe Franca nuk e mbështetën Izraelin?
Unë mendoj se të gjithë ata shtete që janë të angazhuar në luftën kundër këtij terrori brutal duhet të ngrihen në këmbë. Pastërtia morale është arma më e rëndësishme në luftën kundër terrorit.
Çfarë mendoni për Marrëveshjen e Gjenevës, që administrata Obama dhe shtete të tjera Perëndimore kanë përfunduar me Iranin?
Është herët që të flasim, sepse gjëja më e rëndësishme është që komuniteti ndërkombëtar të shtrëngojë Iranin që të ndalë pasurimin e uraniumit, i cili ka vetëm një qëllim, zhvillimin e armëve bërthamore.
Dikush tha këtë javë se ju besoni që e keni për detyrë të mos lejoni një Holokaust të dytë kundër popullit hebre.
Kjo ka qenë ajo çfarë kanë ndier të gjithë kryeministrat e Izraelit.
Por a ndieni ju në mënyrë të veçantë duke pasur parasysh rrezikun bërthamor prej Iranit?
Unë mendoj se tani problemi nuk është thjeshtë siguria e Izraelit, por siguria e të gjithë botës. Shoqëritë e hapura dhe të lira janë të kërcënuara nga një radikalizëm i errët që po kërkon të armatoset me armë bërthamore.
Fqinjët tuaj arabë thonë se edhe ata janë shumë të shqetësuar.
Nuk ka as edhe një vend arab, ndoshta me një përjashtim, por edhe për atë unë nuk jam i sigurt, që të mos jetë i shqetësuar nga mundësia e një Irani me armë bërthamore. Dhe sigurisht, shumë prej fuqive të mëdha në Evropë e kuptojnë rrezikun. Nëse ndodh do të jetë një moment qendror për historinë.
Thuhet se Izraeli mund të jetë duke u përgatitur për një sulm kundër Iranit?
Unë nuk jam përgjegjës për thashethemet. Ne besojmë se ky është një problem global. Përderisa është problem i komunitetit ndërkombëtar, atëherë përpjekja ndërkombëtare e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara është mënyra e duhur për të ndalur këtë rrezik.
Çfarë mendoni se duhet të ndodhë me palestinezët?
Nëse më duhet ta përmbledh, do të thosha që fillimi i negociatave të paqes duhet të ndodhë pa parakushte, dhe rezultati i negociatave duhet të jetë një shtet palestinez i çmilitarizuar që e pranon shtetin izraelit. Kjo fjali e shkurtër përmbledh thelbin e problemit dhe thelbin e zgjidhjes. Thelbi i problemit është se për 62 vjet me radhë palestinezët kanë refuzuar të pranojnë Izraelin si shtetin komb të popullit hebre.
Ata thonë se e kanë njohur Izraelin, por tani po u kërkohet që ta njohin si një shtet hebre.
Është e saktë. Izraelit nuk është një shtet dykombësh. Ai ka jo hebrenj që jetojnë këtu me të drejta të plota dhe të barabarta, por ai ka dy gjëra që garantojnë karakterin e tij të veçantë. Është toka mëmë e çdo hebreu. Dhe ka një konsensus shumë të gjerë në Izrael se problemi i refugjatëve palestinezë duhet që të zgjidhet jashtë kufijve të Izraelit. Hebrenjtë vijnë këtu dhe palestinezët shkojnë atje. Kështu duhet të zgjedhin. Kjo është baza e një zgjidhjeje.
Çfarë mendimi keni për Presidentin Obama?
Ka shumë më tepër bashkëpunim dhe transparencë mes administratës Obama dhe qeverisë sime, nga sa mendojnë njerëzit. Ne flasim hapur, dhe unë i vlerësoj së tepërmi hapat e ndërmarrë nga administrata Obama kundër raportit të shtrembëruar Goldstone, si dhe trysnisë së tyre kundër Iranit për të ndalur programin e tij bërthamor për qëllime ushtarake, si dhe përpjekjet e vazhdueshme që ne po bëjmë për të lançuar sërish negociatat e paqes mes nesh dhe palestinezëve.