Grabitja e Lap-Top e Dosjes S’ka gjurmë, mister autorët
26/10/2009 Danezët kryejnvë vetë hetimet. Policia spektatore, s’ka kopetencën ligjore
TIRANE- Grabitja e kompjuterit Lap-Top si dhe të një dosje me materiale të ndryshme në ambientet e ambasadës së Danimarkës në Tiranë, ka bërë që në këmbë të ngrihen jo vetëm autoritetet ligjzbatuese shqiptare, por edhe ato daneze të cilat mësohet se të gjitha veprimet hetimore i kanë kryer vetëm, pasi në këtë rast ekspertët shqiptarë nuk kanë kopetencën ligjore për të kryer hetime. Nga ky proces hetimor si dhe nga kqyrja e të gjithë vendit ku mendohen se mund të kenë hyrë grabitësit, nuk është arritur të fiksohet asnjë gjurmë gishtash, gjë e cila ka vështirësur së tepërmi punën për identifikimin, lokalizim dhe arrestimin e autorit të kësaj ngjarjeje. Danezët konstatuan se kompjuteri që përmbante disa informacione si dhe dosja e grabitur, nuk është marë nga autorët, duke thyer gjamat e godinës, por sipas tyre akti kriminal është kryer në mënyrë tepër të fshehtë. Kjo gjë e mbulon ngjarjen me shumë mister, pasi nga rrethanat e ndodhjes së këtij krimi mendohet se autorët kanë pasur informacionin e duhur mbi përmpajtjen e dosjes si dhe mbi të dhënat që ruheshin në kompjuterin Lap-Tot. Duke qënë në dijeni të kësaj situate, autorët kanë planifikuar grabitjen e tyre, gjë të cilën e kryen me shumë kujdes dhe pa u zbuluar nga asnjë punonjës i ambasadës Daneze. Ndërkohë që duke mos pasur tagrin e kryerjes së hetimeve, specialistët e ministrisë së Brendshme këtë ngjarje e kanë ndjekur në rolin e survejuesit, si dhe kanë shoqëruar disa persona të dyshimtë në ambientet e Drejtorisë së Policisë Qarkut Tiranë. Këta individë janë lënë sërisht të lirë, pasi asnjëri prej tyre nuk ka pranuar autorësinë e ngjarjes. Lidhur me këtë ngjarje në ndihmë të autoriteteve danezë, janë vënë edhe agjentët e Shërbimit Informativ Shqiptar, të cilët mbledhin informacione operative, për të zbardhur autorësinë e këtij krimi të rëndë që ndodhi në një nga zyrat e përfaqësive të huaja të vendosura në Tiranë.
Njoftimi i Ambasadës Daneze
Ditën e martë rifillon
puna në ambasadë
Ambasada Daneze do të nisë punën ditën e martë, pas pezullimit të njoftuar tre ditë më parë për shkak të vjedhjes së kompjuterit dhe një dosjeje. Diplomatët danez bënë të ditur dje se ambasada do të nisë punën të martën, ndërsa po vazhdojnë hetimet për të identifikuar autoret e vjedhjes së kompjuterëve. Tre ditë më parë përmes një njoftimi nga ambasada daneze në Tiranë, u bë e ditur se për një kohë të pacaktuar, për shkak të një vjedhjeje të ndodhur brenda Ambasadës së Danimarkës në Shqipëri, kjo ambasadë do të mbyllej. Ndërkohë që sërish me anë të një njoftimi ambasada njofton nisjen e punës ditën e martë. Vjedhje ndodhi pak ditë më parë në zyrat diplomatike të Konsullatës Daneze në Tiranë. Persona, ende të paidentifikuar, kishin hyrë në mënyrë të mistershme në ambientet e Konsullatës, duke grabitur pajisjet e zyrës. Ngjarja mendohet të ketë ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së të enjtes në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.