Hysi dhe Gjiknuri bisedime me PD-në
13/09/2011 Partia Socialiste ngre grupin negociator për reformën elektorale
Partia Socialiste mandatoi ligjvënësit e saj për të përfaqësuar këtë forcë parlamentare në bisedimet me shumicën qeverisëse mbi reformën zgjedhore. Ishte kryetari i kësaj partie Edi Rama që bëri publik deputetët që do të jenë pjesë e bisedimeve me palën kundërshtare në ditët në vijim. Do të jenë pikërisht deputetët Vasilika Hysi dhe Damian Gjiknuri të mandatuarit e grupit kuvendor socialist për negociatat mbi një çështje të tillë. Në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar të PS-së kryetari socialist Rama kërkoi që të ishin këta dy deputetë që të merrnin pëlqimin e kolegëve të tyre për të nisur punën për ndryshimet në reformën elektorale. “I kërkoj grupit parlamentar të mandatojë deputetin Damian Gjiknuri dhe deputeten Vasilika Hysi për të diskutuar me palën tjetër lidhur me metodologjinë e punës për këtë reformë themelore. Reforma zgjedhore s’mund të nisë me ngritjen formale të një komisioni parlamentar pa pasur paraprakisht një hartë konsensuale veprimi dhe një kalendar të miratuar bashkërisht për të gjithë hapat deri në miratimin e ndryshimeve të nevojshme me transparencë të plotë ndaj të gjitha partive parlamentare e joparlamentare e ndaj vetë publikut shqiptar”, - sqaroi kreu i PS-së lidhur me një çështje të tillë, duke bërë me dije njëkohësisht dhe me fazën në të cilën do të startojnë bisedimet. Sipas tij, këtady deputetët do të përqendrohen në punën e tyre dhe me marrjen e të gjitha propozimeve, sugjerimeve nga baza socialiste, shoqëria civile. “Dy deputetët duhet të organizojnë thithjen e mendimeve nga grupi, nga baza e Partisë Socialiste, nga forcat aleate të Opozitës së Bashkuar dhe nga shoqëria civile”, - vuri në dukje Rama gjatë fjalës së tij. Po kështu kreu socialist insistoi në faktin se “karakteri bipartizan i komisionit parlamentar të reformës zgjedhore s’duhet të cenojë lirinë e të drejtën e pjesëmarrjes në proces të asnjë aktori e faktori politik e qytetar të interesuar për zgjedhje të lira e të ndershme në Shqipëri”. Një qëndrim i tillë nga selia rozë erdhi menjëherë pas takimit që kryetari Rama zhvilloi me ministrat e Jashtëm të Italisë e të Greqisë, Franko Fratini dhe Stavros Lambrinidis.
Ndryshimet në Rregullore Kuvendit
Rama: Gati platforma për reformë
Ligjvënësit socialistë po përgatisin një platformë mbi ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit. Një fakt i tillë u bë dje i ditur nga kryetari i PS-së Edi Rama, i cili njoftoi se “në takimin me dy ministrat e Jashtëm të Italisë e Greqisë u theksua domosdoshmëria e një reforme urgjente parlamentare, që të rikthejë konsensusin për rregullat e funksionimit të jetës parlamentare dhe t’i japë opozitës as më shumë e as më pak sesa liritë e të drejtat që i janë mohuar njëanshmërisht nga shumica e sotme në Kuvendin e Shqipërisë”. Njëkohësisht, duke qëndruar po në këtë çështje, Rama bëri me dije se “në mbledhjen e kësaj jave të kryetarëve të grupeve parlamentare grupi ynë në Kuvend do të depozitojë draftin e përgatitur të ndryshimeve që, sipas nesh, janë një kusht i patjetërsueshëm për ta futur Kuvendin në binarët e normalitetit europian të funksionimit të jetës parlamentare”. Gjithashtu dhe për këtë draft të gjithë deputetët duhet të japin mendimet e tyre përpara publikimit të tij në ditët në vijim. “Shpjeguam se s’është fjala thjesht për Rregulloren e Kuvendit, po për atë që edhe baronesha Ashton dhe Komisioneri Fyle e kanë shtruar si domosdoshmëri për një reformë institucionale të jetës parlamentare dhe të rregullave të procedurës së punës së Kuvendit”, - vuri në dukje Rama sa i takon një çështjeje të tillë.
Reforma elektorale
Ruçi jashtë bisedimeve me shumicën parlamentare
Në traditën e negociatave mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike mbi marrëveshjet politike mbi reformën elektorale, përfshirë këtu ndryshimet në Kod dhe në sistem, ishim mësuar që nga kampi socialist të ishte një nga eksponentët kryesorë të tij, Gramoz Ruçi. Kështu, duke u kthyer në retrospektivë, si në takimet formale dhe ato joformale mes PD-së e PS-së ishte gjithnjë i pranishëm numri dy i socialistëve Ruçi. Madje dhe në firmosjen e akordit final nuk mungonte firma e këtij të fundit. Ndërkohë në rastin konkret, ku pritet hapja e bisedimeve mes dy forcave kryesore në vend për një nga çështjet më delikate siç është reforma zgjedhore, për të cilën klasës politike i kërkohet në vijimësi nga faktori ndërkombëtar të tregojë kujdes në respektimin e standardeve, u është lënë nën kujdes dy deputetëve të PS-së, Vasilika Hysi, nënkryetare e grupit kuvendor socialist, dhe Damian Gjiknuri. Do të jenë ditët në vijim që do të japin një tablo më të qartë rreth zhvillimeve mbi këtë çështje.