Hysi i Kosovës fiton Kupën e Pavarësisë

/* */
Turneun e zhvilluar dje në qytetin e Vlorës me rastin e 99 vjetorit te Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërise e fitoi skuadra e Hysit nga Kosova. Në këtë aktivitet mbarëkombëtar futbollistik, i cili organizohet për herë të tretë, 4 skuadrat pjesëmarrëse nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi përfaqësuan të gjitha trojet shqiptare ku jetojnë bashkëkombasit tanë.
Sipas shortit të hedhur, në fillim u ndeshen Shkëndija e Tetovës me Otranton e Ulqinit. Takimi u mbyll ne barazim 0-0 ndërkohë që me 11-metërsh fitoi Shkëndija 3-1. Takimi i dytë ishte midis Flamurtarit të Vlorës dhe Hysi nga Prishtina.
Edhe kjo ndeshje u mbyll barazim 0-0. Me 11 metersh fitues doli Hysi, që gaboi më pak se vlonjatet nga pika e bardhë e penalltive. Kështu në finale u takuan Hysi me Shkëndijën e Tetovës. Futbollistet e Hysit në këtë finale u treguan me të saktë dhe arritën të zënë vendin e parë duke merituar dhe Kupën “Pavarësia”.
Në vitin e parë të organizimit, 2009, fitues doli Flamurtari i Vlorës, ndërsa në vitin 2010, Renova e Maqedonisë. Ky trofe sinjifikativ iu dorëzua përfaqësuesve te futbollit kosovar nga Presidenti i Nderit të Federatës Shqiptare te Futbollit, Miço Papadhopulli, i cili shoqërohej nga zëvendëspesidenti i Federatës së Kosovë, Agim Ademi. Titullin “Fair Play” e meritoi skuadra e Otrantos nga Mali i Zi, ndërsa me pllakate u nderuan Flamurtari i Vlorës dhe kapiteni i Shkëndijes se Tetovës, Musa si lojtari me i mirë i kësaj veprimtarie.
GJYSMËFINALET
Shkëndija e Tetovës - Otranto 0-0 (3-1 11-m)
Shkëndija: Veli, Nikitoviç, Taipi, Ramadani, Jovanosvki, Selamani, Rexhepi, Azizi, Karimani, Peev, Cuculi.
Trajner: N.Shabani
Otranto: Beturi, Hoxha, Sefa, Libegu, Popoviç, Alickoviç, Beurovski, Gjerbitri, Kuçoviç, Kapllanbegu, Nallbeqiri.
Trajner: M.Teteloviç
Gjyqtarë: E.Llapra, R.Malaj, E.Rrapi
Flamurtari - Hysi 0-0 (3-4 11-m)
Flamurtari: Keta, Veliu, Beqiri, Arbri, Begaj, Liçaj, Telushi, Kuçi, Qejvani (Nelaj 30’), Idrizaj, Shehaj.
Trajner: S.Branica
Hysi: Sadiku, Hasan(Hajdari 35’), Sogoreja, Haliti, Jashanica, Osmani, Hoxha, Musolli, Zadrelia, Zabergja, Rexha.
Trajner: J.Tortoshi
Gjyqtarë: K.Cjapi, E.Doda, D.Rexha
FINALJA
Hysi–Shkëndija e Tetovës 0-0 (3-0 11-m)
Hysi: Sadiku, A.Zabergja, Sogoreja, Haliti, Jashanica, Hajdari, Zuqaku, Musolli, Zadrelia, E.Zabergja, Zuqaku.
Trajner: J.Tortoshi
Shkëndija: Veli, Nikitoviç, Cuculi, Neziri, Taipi, Mustafa, Jovanovski (Berisha 34’), Selamani, Rexhepi, Peev, Xhemali.
Trajner: N.Shabani
Gjyqtarë: K.Cjapi, D.Rexha, E.Doda
FITUESIT E KUPËS
SË PAVARËSISË
2011 Hysi (Kosovë)
2010 Renova (Maqedoni)
2009 Flamurtari (Shqipëri)