E Hënë, 2 Nëntor 2026

Tentativa e Brakës, më 6 gusht 2002

05/02/2005  TIRANË - Së bashku me Gaxhain mbrëmjen e datës 6 gusht 2002, nga burgu i sigurisë së lartë 302 Tiranë, u pegatitën të largoheshin edhe gjashtë të dënuartë tjerë të gjithë të quajtur të rrezikshëm. Gazmend Braka, ose i quajtur ndryshe Gaxhai,I dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Durrësit, nuk ishte i vetëm në momentin e tentativës për arratisje. Pas vetes ai kishte edhe gjashtë të burgosur të tjerë, dy prej të cilëve me burgim të përjetshëm. Me Gaxhain ishte edhe kartela, i quajtur Viktor Ymeri nga Selita e Vogël e Tiranë. Gazmend Braka, Viktor Ymeri, Taulant Balliu, janë tre të dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa Artan Xhixha, Islam Veshi, Genci Hamzai dhe Ylli Hasanaj janë dënuar me 20 dhe 25 vjet burg. Planin për tu aratisur e ka organizuar një prej kapove të Vlorës Gazmend Braka, ndërsa të dënuarit e tjerë kanë qenë ndihmësat e tij. Sipas zëdhënësit të Ministrisë së drejtësisë Kristo Mërtiri, ngjarja,e cila u mor vesh menjëherë, ndodhi pak para mesnatës të datës 6 gusht. Në dhomën e izolimit shtatë të dënuarit që rrinin së bashku, kanë hapur një tunel me anë të një këmbëze krevati. Më pas ata kanë përdorur një shar hekuri të ndarë në dysh për të prerë hekurat dhe për të realizuar në mënyrë të sigurt arratisjen nga dhomat e vuajtjes së dënimit. Gaxhai së bashku me grupin e tij të pregatitur për tu arratisur, kishin lënë dhomën dhe nëpërmjet gropës së hapur kishin shkuar deri në gjysmë të tunelit. Të dënuarit nuk kanë arritur të kryejnë arratisjen, pasi janë diktuar menjëherë dhe janë kthyer sërisht në dhoma më të sigurta të burgut 302. Ndonëse quhet burgë i sigurisë së lartë, dhomat e ftohta të 302 –it i kanë dhënë mundësinë Gazmend Brakës, një prej të fortëve të qytetit të Vlorës të hap tunel brenda në qeli. Pas kthimit në qeli ndaj shtatë të dënuarëve që tentuan të arratisen nën hundën e gardinave që ishin në shërbim, u morën masa të menjëhershme .

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›